Main Index: Albanian Bible

 

Matthew 7

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28]

MT 7:1 ``Mos gjykoni, qė tė mos gjykoheni.

MT 7:2 Sepse ju do tė gjykoheni sipas gjykimit me tė cilin ju gjykoni; dhe me masėn me tė cilėn ju masni, do t`ju masin tė tjerėt.

MT 7:3 Pse shikon lėmishten qė ėshtė nė syrin e vėllait tėnd dhe nuk shikon trarin qė ėshtė nė syrin tėnd?

MT 7:4 Ose, si mund t`i thuash vėllait tėnd: "Dale tė tė heq lėmishten nga syri", kur ke njė tra nė syrin tėnd?

MT 7:5 O hipokrit, hiqe mė parė trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartė pėr tė nxjerrė lėmishten nga syri i vėllait tėnd.

MT 7:6 Mos u jepni qenve ē`ėshtė e shenjtė dhe mos i hidhni margaritarėt tuaj para derrave, qė tė mos i shkelin me kėmbė dhe tė kthehen kundėr jush dhe t`ju shqyejnė.

MT 7:7 Lypni dhe do t`ju jepet; kėrkoni dhe do tė gjeni; trokitni dhe do t`ju ēelet.

MT 7:8 Sepse kush lyp merr, kush kėrkon gjen dhe do t`i ēelet atij qė troket.

MT 7:9 A ka midis jush ndonjė njeri qė, po t`i kėrkojė i biri bukė, t`i japė njė gur?

MT 7:10 Ose po t`i kėrkojė njė peshk, t`i japė njė gjarpėr?

MT 7:11 Nė qoftė se ju, qė jeni tė kėqij, dini t`u jepni dhurata tė mira bijve tuaj, aq mė tepėr Ati juaj, qė ėshtė nė qiej, do t`u japė gjėra tė mira atyre qė ia kėrkojnė.

MT 7:12 Gjithēka, pra, qė ju dėshironi t`ju bėjnė njerėzit, ua bėni edhe ju atyre, sepse ky ėshtė ligji dhe profetėt.

MT 7:13 Hyni nga dera e ngushtė, sepse e gjėrė ėshtė dera dhe e hapur ėshtė udha qė tė ēon nė shkatėrrim, dhe shumė janė ata qė hyjnė nėpėr tė.

MT 7:14 Pėrkundrazi sa e ngushtė ėshtė dera dhe sa e vėshtirė ėshtė udha qė ēon nė jetė! Dhe pak janė ata qė e gjejnė!

MT 7:15 Ruhuni nga profetėt e rremė, tė cilėt vijnė te ju duke u shtėnė si dele, por pėrbrenda janė ujqėr grabitqarė.

MT 7:16 Ju do t`i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallė rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat?

MT 7:17 Kėshtu ēdo dru i mirė jep fryte tė mira; por druri i keq prodhon fryte tė kėqija.

MT 7:18 Njė dru i mirė nuk mund tė japė fryte tė kėqija, as njė dru i keq tė japė fryte tė mira.

MT 7:19 Ēdo dru qė nuk jep fryt tė mirė pritet dhe hidhet nė zjarr.

MT 7:20 Ju, pra, do t`i njihni profetėt nga frytet e tyre.

MT 7:21 Jo ēdo njeri qė mė thotė: "Zot, Zot" do tė hyjė nė mbretėrinė e qieve; por do tė hyjė ai qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiej.

MT 7:22 Shumė do tė mė thonė atė ditė: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne nė emrin tėnd, a nuk i dėbuam demonėt nė emrin tėnd, a nuk kemi bėrė shumė vepra tė fuqishme nė emrin tėnd?".

MT 7:23 Dhe atėherė unė do t`u sqaroj atyre: "Unė s`ju kam njohur kurrė; largohuni nga unė, ju tė gjithė, qė keni bėrė paudhėsi".

MT 7:24 Prandaj, ai qė i dėgjon kėto fjalė tė mia dhe i vė nė praktikė, mund tė krahasohet prej meje me njė njeri tė zgjuar, qė e ka ndėrtuar shtėpinė e tij mbi shkėmb.

MT 7:25 Ra shiu, erdhi pėrmbytja, frynė erėrat dhe u pėrplasėn mbi atė shtėpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkėmb.

MT 7:26 Pėrkundrazi ai qė i dėgjon kėto fjalė dhe nuk i vė nė praktikė, do tė krahasohet me njė njeri budalla, qė e ka ndėrtuar shtėpinė e tij mbi rėrė.

MT 7:27 Mė pas ra shiu, erdhi pėrmbytja, frynė erėrat dhe u pėrplasėn mbi atė shtėpi; ajo u shemb dhe rrėnimi i saj qe i madh``.

MT 7:28 Tani kur Jezusi i mbaroi kėto fjalė, turmat mbetėn tė habitura nga doktrina e tij,

MT 7:29 sepse ai i mėsonte, si njė qė ka autoritet dhe jo si skribėt.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase