Main Index: Albanian Bible UTF8

 

1 Timothy 4

[1] [2] [3] [4] [5] [6]

1TIM 4:1 që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre,

1TIM 4:2 të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën.

1TIM 4:3 Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s'është për t'u hedhur, nëse merret me falënderim,

1TIM 4:4 sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja.

1TIM 4:5 Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë, që ke kuptuar plotësisht.

1TIM 4:6 Shmangu pra nga përrallat profane dhe të të vjetërve, edhe ushtrohu në perëndishmëri,

1TIM 4:7 sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.

1TIM 4:8 Kjo fjalë është e sigurt dhe e denjë për t'u pranuar në çdo mënyrë.

1TIM 4:9 Për këtë, në fakt, ne po mundohemi dhe na shajnë, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve.

1TIM 4:10 Urdhëro këto gjëra dhe mëso këto gjëra.

1TIM 4:11 Askush të mos e shpërfillë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe në dëlirësi.

1TIM 4:12 Kushtoju leximit, këshillimit dhe mësimit derisa të vij unë.

1TIM 4:13 Mos e lër pas dore dhuntinë që është në ty, e cila të është dhënë me anë profecie, me vënien e duarve nga ana e pleqësisë.

1TIM 4:14 Kujdesu për këto gjëra dhe kushtoju atyre tërësisht, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.

1TIM 4:15 Ruaje veten tënde dhe mësimin, qëndro në këto gjëra, sepse, duke vepruar kështu, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.

1TIM 4:16 Mos e qorto ashpër një plak, por këshilloje si atë, dhe më të rinjtë si vëllezër,

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase