Main Index: Albanian Bible UTF8

 

1 Timothy 2

[1] [2] [3] [4] [5] [6]

1TIM 2:1 për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.

1TIM 2:2 Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,

1TIM 2:3 i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t'ia arrijnë njohjes të së vërtetës.

1TIM 2:4 Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,

1TIM 2:5 i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar,

1TIM 2:6 për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë.

1TIM 2:7 Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje.

1TIM 2:8 Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta,

1TIM 2:9 po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri.

1TIM 2:10 Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim.

1TIM 2:11 Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje.

1TIM 2:12 Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva.

1TIM 2:13 Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje.

1TIM 2:14 Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti.

1TIM 2:15 Kjo fjalë është e sigurt: Në qoftë se dikush dëshiron të bëhet peshkop, dëshiron një punë të mirë."

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase