Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Nehemiah 3

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13]

NEH 3:1 Eliashibi, kryeprifti, u ngrit atëherë bashkë me vëllezërit e tij priftërinj dhe ndërtuan portën e Deleve; e shenjtëruan dhe ia vunë kanatet. Vazhduan të ndërtojnë deri në kullën e Meahut, që pastaj

NEH 3:2 Pranë Eliashibit ndërtuan njerëzit e Jerikos dhe pranë tyre ndërtoi Zakuri, bir i Imrit.

NEH 3:3 Bijtë e Senaahut ndërtuan portën e Peshqve, bënë kasën dhe vunë kanatet e saj, bravat dhe shufrat.

NEH 3:4 Pranë tyre punonte për riparimet Meremothi, bir i Urias, që ishte bir i Kotsit; pranë tyre për riparimet punonte Meshullami, bir i Berekiahut, që ishte bir i Meshezabeelit; pranë tyre punonte për riparimet Tsadoku, bir i Baanas;

NEH 3:5 pranë tyre për riparimet punonin Tekoitët; por fisnikët midis tyre nuk e ulën qafën për të bërë punën e Zotit të tyre.

NEH 3:6 Jehojada, bir i Paseahut, dhe Meshulami, bir i Besodejahut, restauruan portën e Vjetër; bënë kasën dhe vunë kanatet e saj, bravat dhe shufrat.

NEH 3:7 Pranë tyre punonin për riparimin e selisë së qeveritarit të krahinës matanë Lumit Melatiahu, Gabaoniti, Jadoni Meronithiti dhe njerëzit e Gabaonit dhe të Mitspahut.

NEH 3:8 Pranë tyre punonte për riparimet Uzieli, bir i Harhajahut, një ndër argjendarët; pranë tij punonte për riparimet Hananiahu, një nga parfumierët. Ata e përforcuan Jeruzalemin deri në Murin e Gjerë.

NEH 3:9 Pranë tyre punoi për riparimet Refajahu, bir i Hurit, kryetar i gjysmës së rrethit të Jeruzalemit.

NEH 3:10 Pranë tyre punonte për riparimet, përballë shtëpisë së tij, Jedajahu, bir i Harumafit; pranë tij punonin për riparimet Hatushi, bir i Hashabnejahut.

NEH 3:11 Malkijahu, bir i Harimit, dhe Hashshubi, bir i Pahath-Moabit, ndreqën një pjesë tjetër të mureve dhe kullën e Furrave.

NEH 3:12 Pranë tij punonte për riparimet, bashkë me bijat e tij, Shalumi, bir i Haloheshit, kryetar i gjysmës së rrethit të Jeruzalemit.

NEH 3:13 Hanuni dhe banorët e Zanoahit ndreqën portën e Luginës; e ndërtuan dhe i vunë kanatet, bravat dhe shufrat. Përveç kësaj ndreqën një mijë kubitë muri deri në portën e Plehut.

NEH 3:14 Malkijahu, bir i Rekabit, kryetar i rrethit të Beth-Hakeremit, ndreqi portën e Plehut; e ndërtoi, dhe i vuri kanatet, bravat dhe shufrat.

NEH 3:15 Shalumi, bir i Kol-Hezeut, kryetar i rrethit të Mitspahut, ndreqi portën e Burimit; e ndërtoi, e mbuloi dhe i vuri kanatet, bravat dhe shufrat. Ndreqi gjithashtu murin e pishinës të Siloes, pranë kopshtit të mbretit, deri në shkallëzat që zbresin nga qyteti i Davidit.

NEH 3:16 Pas tij Nehemia, bir i Azbukut, kryetar i gjysmës së rrethit të Beth-Zurit, punoi për riparimet deri përpara varreve të Davidit, deri te pishina artificiale dhe deri te shtëpia e Trimave.

NEH 3:17 Pas tij punuan për riparimet Levitët, nën drejtimin e Rehumit, birit të Banit; pranë tij punonte për riparimet për rrethin e tij Hashabia, kryetar i gjysmës së rrethit të Keilahut.

NEH 3:18 Pas tij punuan për riparimet vëllezërit e tyre, nën mbikëqyrjen e Bavait, birit të Henadat, kryetar i gjysmës tjetër të rrethit të Keilahut.

NEH 3:19 Pranë tij Ezeri, bir i Jeshuas, kryetar i Mitspahut, ndreqi një pjesë tjetër të mureve, përballë të përpjetës së arsenalit, në qoshe.

NEH 3:20 Mbas tij Baruku, bir i Zabait, riparoi me zell të madh një pjesë tjetër të mureve, nga qoshja deri te porta e shtëpisë së Eliashibit, kryepriftit.

NEH 3:21 Mbas tij Meremothi, bir i Urias, që ishte bir i Kotsit, ndreqi një pjesë tjetër të mureve, nga porta e shtëpisë së Eliashibit deri në skajin e shtëpisë së Eliashibit.

NEH 3:22 Mbas tij punuan për riparimet priftërinjtë që banonin përreth.

NEH 3:23 Mbas tyre Beniamini dhe Hashubi punuan për riparimet përballë shtëpisë së tyre. Mbas tyre Azaria, bir i Maasejahut, që ishte bir i Ananiahut, punoi për riparimet afër shtëpisë së tij.

NEH 3:24 Mbas tij Binui, bir i Henadadit, ndreqi një pjesë tjetër të mureve, nga shtëpia e Azarias deri në kthesë, domethënë në qoshe.

NEH 3:25 Palali, bir i Uzait, bëri riparime përballë kthesës dhe kullës që spikat nga shtëpia e epërme e mbretit, që ishte pranë oborrit të burgut. Mbas tij bëri riparime Pedajahu, bir i Paroshit.

NEH 3:26 Nethinejtë, që banonin mbi Ofelin, bënë riparime deri përpara portës së Ujërave, në drejtim të lindjes, dhe përballë kullës që spikaste.

NEH 3:27 Mbas tyre Tekoitët riparuan një pjesë tjetër të mureve, përballë kalasë së madhe që spikaste dhe deri në murin e Ofelit.

NEH 3:28 Mbi portën e Kuajve, priftërinjtë punuan në riparimet, secili përballë shtëpisë së vet.

NEH 3:29 Mbas tyre Tsadoku, bir i Imerit, punoi për riparimet përballë shtëpisë së tij. Mbas tij punoi Shemajahu, bir i Shekaniahut, që ishte rojtar i portës lindore.

NEH 3:30 Mbas tij Hananiahu, bir i Shelemiahut, dhe Hanuni, biri i gjashtë i Tsalafit, riparuan një pjesë tjetër të mureve. Mbas tyre Meshullami, bir i Berekiahut, punoi për riparimet përballë banesës së tij.

NEH 3:31 Mbas tij Malkijahu, një nga argjendarët, mori pjesë në riparimet deri në shtëpitë e Nethinejve dhe të tregtarëve, përballë portës së Mifkadit dhe deri në të përpjetën e qoshes.

NEH 3:32 Midis së përpjetës së qoshes dhe portës së Deleve punuan për riparimet argjendarët dhe tregtarët.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase