Main Index: Albanian Bible UTF8

 

1 Chronicles 27

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29]

1CHRON 27:1 Dhe tani ja, bijtë e Izraelit, sipas numrit të tyre, të parëve të shtëpive atërore, komandantëve të mijësheve dhe të qindësheve dhe të oficerëve të tyre në shërbim të mbretit për të gjitha ato që

1CHRON 27:2 Në krye të divizionit të parë, gjatë muajit të parë, ishte Jashobeami, bir i Zabdielit, dhe divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

1CHRON 27:3 Ai ishte nga bijtë e Peretsit dhe komandant i të gjithë oficerëve të ushtrisë gjatë muajit të parë.

1CHRON 27:4 Në krye të divizionit të muajit të dytë ishte Dodai, Ahohiti; në divizionin e tij oficeri më i rëndësishëm ishte Miklothi; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

1CHRON 27:5 Komandanti i divizionit të tretë për muajin e tretë ishte Benajahu, bir i priftit Jehojada; ai ishte komandant dhe divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

1CHRON 27:6 Benajahu ishte një trim midis të tridhjetëve dhe ishte i pari i të tridhjetëve; në divizionin e tij ndodhej edhe i biri i tij Amizabadi.

1CHRON 27:7 Komandanti i katërt për muajin e katërt ishte Asaheli, vëllai i Joabit; pas tij vinte i biri, Zebadiahu; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

1CHRON 27:8 Komandanti i pestë për muajin e pestë ishte komandanti Shamhuth, Izrahiti; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

1CHRON 27:9 Komandanti i gjashtë për muajin e gjashtë ishte Ira, bir i Ikeshit, Tekoitit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

1CHRON 27:10 Komandanti i shtatë për muajin e shtatë ishte Heletsi, Peloniti, nga bijtë e Efraimit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

1CHRON 27:11 Komandanti i tetë për muajin e tetë ishte Sibekai, Hushathiti, nga Zarhitët; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

1CHRON 27:12 Komandanti i nëntë për muajin e nëntë ishte Abiezeri nga Anatothi, një Beniaminit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

1CHRON 27:13 Komandanti i dhjetë për muajin e dhjetë ishte Maharai nga Netofa, nga Zerahitët; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

1CHRON 27:14 Komandanti i njëmbëdhjetë për muajin e njëmbëdhjetë ishte Banajahu nga Pirathoni, një nga bijtë e Efraimit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

1CHRON 27:15 Komandanti i dymbëdhjetë për muajin e dymbëdhjetë ishte Heldai nga Netofa, prej familjes së Othnielit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

1CHRON 27:16 Përveç këtyre, të parët e fiseve të Izraelit ishin këta që vijojnë: i pari i Rubenitëve ishte Eliezeri, bir i Zikrit; i pari i Simeonitëve, Shefatiahu, bir i Maakahut;

1CHRON 27:17 i pari i Levitëve, Hashabiahu, bir i Kemuelit; i pari i Aaronit, Tsadoku;

1CHRON 27:18 i pari i Judës, Elihu, një ndër vëllezërit e Davidit, i pari i Isakarit, Omri, bir i Mikaelit;

1CHRON 27:19 i pari i Zabulonit, Ismajahu, bir i Obadiahut, i pari i Neftalit, Jerimothi, bir i Azrielit;

1CHRON 27:20 i pari i bijve të Efraimit, Hoshea, bir i Azariahut, i pari i gjysmës së fisit të Manasit, Joeli, bir i Pedajahut;

1CHRON 27:21 i pari i gjysmës së fisit të Manasit në Galaad, Ido, bir i Zakarias; i pari i Beniaminit, Jaasieli, bir i Abnerit;

1CHRON 27:22 i pari i Danit, Azareeli, bir i Jerohamit. Këta ishin të parët e fiseve të Izraelit.

1CHRON 27:23 Por Davidi nuk bëri regjistrimin e atyre që ishin më pak se njëzet vjeç, sepse Zoti i kishte thënë që do ta shumëzonte Izraelin si yjet e qiellit.

1CHRON 27:24 Joabi, bir i Tserujahut, kishte filluar regjistrimin e popullsisë por nuk e kishte përfunduar; prandaj zëmërimi i Zotit goditi Izraelin dhe numri i të regjistruarve nuk u përfshi në Kronikat e mbretit David.

1CHRON 27:25 Azmavethi, bir i Adielit, ishte ngarkuar me thesaret e mbretit; Jonathani, bir i Uziahut, ishte ngarkuar me thesaret që ndodheshin në fshatrat, në qytetet dhe në kalatë;

1CHRON 27:26 Ezri, bir i Kelubit, ishte caktuar për punonjësit që punonin tokën;

1CHRON 27:27 Shimei nga Ramahu ishte caktuar për vreshtat; Zabdihu i Sefamit ishte caktuar për prodhimin e vreshtave që depozitohej në kantina;

1CHRON 27:28 Baal-Hanani nga Gederi ishte caktuar për ullishtet dhe për fiqtë e egjiptit që ndodheshin në fushë; Joashi ishte caktuar për depozitat e vajit;

1CHRON 27:29 Shitrai nga Sharoni ishte caktuar për kopetë që kullotnin në Sharon; Shafati, bir i Adlait, ishte caktuar për kopetë që ndodheshin në luginat;

1CHRON 27:30 Obili, Ismaeliti, ishte caktuar për devetë; Jehdejahu nga Merenothi merrej me gomarët;

1CHRON 27:31 Jazizi, Hagariti, ishte caktuar me kopetë e bagëtive të imta. Tërë këta ishin administratorë të pasurive të mbretit David.

1CHRON 27:32 Jonathani, ungji i Davidit, ishte këshilltar, njeri i zgjuar dhe shkrues; Jehieli, bir i Hakmonit, rrinte me bijtë e mbretit;

1CHRON 27:33 Ahitofeli ishte këshilltar i mbretit; Hushai, Arkiti, ishte mik i mbretit.

1CHRON 27:34 Ahithofelit i zunë vendin Jehojada, bir i Benajahut, dhe Abiathari; komandant i ushtrisë së mbretit ishte Joabi.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase