Main Index: Albanian Bible UTF8

 

1 Chronicles 24

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29]

1CHRON 24:1 Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.

1CHRON 24:2 Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.

1CHRON 24:3 Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.

1CHRON 24:4 Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore.

1CHRON 24:5 Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.

1CHRON 24:6 Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.

1CHRON 24:7 I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,

1CHRON 24:8 i treti Harimi, i katërti Seorimi,

1CHRON 24:9 i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi,

1CHRON 24:10 i shtati Hakotsi, i teti Abijahu,

1CHRON 24:11 i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu,

1CHRON 24:12 i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi,

1CHRON 24:13 i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi,

1CHRON 24:14 i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri,

1CHRON 24:15 i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi,

1CHRON 24:16 i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli,

1CHRON 24:17 i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli,

1CHRON 24:18 i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu.

1CHRON 24:19 Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.

1CHRON 24:20 Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia.

1CHRON 24:21 Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun.

1CHRON 24:22 Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin.

1CHRON 24:23 Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin.

1CHRON 24:24 Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin;

1CHRON 24:25 i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian.

1CHRON 24:26 Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno.

1CHRON 24:27 Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri.

1CHRON 24:28 Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë.

1CHRON 24:29 Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin.

1CHRON 24:30 Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.

1CHRON 24:31 Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. Të parët e shtëpive atërore u trajtuan në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase