Main Index: Albanian Bible

 

Mark 10

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16]

MK 10:1 Mbasi u nis prej andej, Jezusi shkoi nė krahinėn e Judesė gjatė Jordanit dhe pėrsėri u mblodhėn rreth tij turma; ai pėrsėri filloi t`i mėsojė, siē e kishte zakon.

MK 10:2 Dhe farisenjtė, pėr ta vėnė nė provė, e pyetėn: ``A ėshtė e ligjshme qė burri ta lė gruan?``.

MK 10:3 Dhe ai, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: ``Ēfarė ju ka urdhėruar Moisiu?``.

MK 10:4 Ata thanė: ``Moisiu ka lejuar tė shkruhet letra e shkurorėzimit dhe ta lėsh gruan``.

MK 10:5 Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: ``Pėr shkak tė ngurtėsisė sė zemrės suaj ai e shkroi atė rregull;

MK 10:6 por nė fillim tė krijimit, Perėndia i bėri mashkull e femėr.

MK 10:7 Pėr kėtė arsye njeriu do ta braktisė babanė e tij dhe nėnėn e tij dhe do tė bashkohet me gruan e tij;

MK 10:8 dhe tė dy do tė jenė njė mish i vetėm; kėshtu nuk janė mė dy, por njė mish i vetėm.

MK 10:9 Prandaj njeriu tė mos ndajė atė qė Perėndia e ka bashkuar!``.

MK 10:10 Dhe nė shtėpi dishepujt e vet e pyetėn pėrsėri pėr kėtė ēėshtje.

MK 10:11 Atėherė ai u tha atyre: ``Ai qė lė gruan e vet dhe martohet me njė tjetėr, shkel kurorėn me tė.

MK 10:12 Po ashtu, nėse gruaja lė burrin e vet dhe martohet me njė tjetėr, shkel kurorėn.

MK 10:13 Atėherė i prunė disa fėmijė tė vegjėl qė ai t`i prekte ata; por dishepujt i qortonin ata qė i prunė.

MK 10:14 Kur Jezusi e pa kėtė, i indinjuar, u tha atyre: ``I lini fėmijėt e vegjėl tė vijnė tek unė dhe mos i pengoni, sepse e tyre ėshtė mbretėria e Perėndisė.

MK 10:15 Nė tė vėrtetė po ju them se kushdo qė nuk e pranon mbretėrinė e Perėndisė si njė fėmijė i vogėl, nuk do tė hyjė nė tė``.

MK 10:16 Dhe, si i mori nė krahė, i bekoi duke vėnė duart mbi ta.

MK 10:17 Tani kur po bėhej gati pėr rrugė, i doli pėrpara dikush me vrap; u gjunjėzua para tij dhe e pyeti: ``Mėsues i mirė, ēfarė duhet tė bėj qė tė trashėgoj jetėn e pėrjetshme?``.

MK 10:18 Dhe Jezusi i tha: ``Pėrse mė quan i mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi, domethėnė Perėndisė.

MK 10:19 Ti i njeh urdhėrimet: "Mos shkel kurorėn. Mos vrit. Mos vidh. Mos bėj dėshmi tė rreme. Mos mashtro. Ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde"``.

MK 10:20 Dhe ai, duke iu pėrgjigjur, i tha: ``Mėsues, tė gjitha kėto i kam zbatuar qė nė fėmijėrinė time``.

MK 10:21 Atėherė Jezusi e vėshtroi nė fytyrė, ndjeu dashuri pėr tė dhe i tha: ``Njė gjė tė mungon; shko, shit tė gjitha ato qė ke dhe jepua tė varfėrve dhe do tė kesh njė thesar nė qiell; pastaj eja, merre kryqin tėnd dhe mė ndiq``.

MK 10:22 Por ai u trishtua pėr kėto fjalė dhe u largua me keqardhje, sepse kishte shumė pasuri.

MK 10:23 Atėherė Jezusi, mbasi e hodhi vėshtrimin pėrreth, u tha dishepujve tė vet: ``Sa vėshtirė ėshtė pėr ata qė kanė pasuri tė hyjnė nė mbretėrinė e Perėndisė!``.

MK 10:24 Dishepujt u habitėn shumė nga kėto fjalė tė tij. Por Jezusi foli pėrsėri dhe u tha atyre: ``O bij, sa e vėshtirė ėshtė qė tė hyjnė nė mbretėrinė e Perėndisė ata qė mbėshteten te pasuria.

MK 10:25 Éshtė mė e lehtė qė njė deve tė kalojė nėpėr vrimėn e njė gjilpėre, se sa tė hyjė njė i pasur nė mbretėrinė e Perėndisė``.

MK 10:26 Dhe ata u ēuditėn edhe mė tepėr dhe i thoshin njėri-tjetrit: ``Atėherė kush vallė mund tė shpėtohet?``.

MK 10:27 Por Jezusi, duke i ngulur sytė mbi ta, u tha: ``Kjo pėr njerėzit ėshtė e pamundur, por jo pėr Perėndinė, sepse gjithēka ėshtė e mundur pėr Perėndinė``.

MK 10:28 Atėherė Pjetri e mori fjalėn dhe tha: ``Ja, ne lamė ēdo gjė dhe tė kemi ndjekur``.

MK 10:29 Jezusi, duke u pėrgjigjur, tha: ``Nė tė vėrtetė po ju them qė nuk ka asnjeri qė tė ketė lėnė shtėpinė, a vėllezėrit a motrat, a atin, a nėnėn, a fėmijėt ose arat pėr hirin tim dhe pėr ungjillin,

MK 10:30 qė tė mos marrė tani, nė kėtė kohė, njėqindfish shtėpi, vėllezėr, motra, nėna, fėmijė e ara, sė bashku me pėrndjekje, dhe nė botėn e ardhshme, jeta e pėrjetshme.

MK 10:31 Por shumė tė parė do tė jenė tė fundit dhe shumė tė fundit do tė jenė tė parėt``.

MK 10:32 Ata ishin nė udhėtim pėr t`u ngjitur nė Jeruzalem, dhe Jezusi i paraprinte. Dhe ata ishin tė tronditur dhe e ndiqnin me ndrojtje. Dhe ai i mblodhi pėrsėri tė dymbėdhjetėt mėnjanė dhe nisi t`u thotė ēfarė do t`i ndodhte:

MK 10:33 ``Ja, ne po ngjitemi nė Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t`u dorėzohet krerėve tė priftėrinjve dhe skribėve; dhe ata do ta dėnojnė me vdekje dhe do ta dorėzojnė nė duar tė paganėve,

MK 10:34 tė cilėt do ta tallin, do ta fshikullojnė, do ta pėshtyjnė dhe do ta vrasin, por ai, ditėn e tretė, do tė ringjallet``.

MK 10:35 Atėherė Jakobi dhe Gjoni, bij tė Zebedeut, iu afruan dhe i thanė: ``Mėsues, ne dėshirojmė qė ti tė bėsh pėr ne atė qė do tė tė kėrkojmė``.

MK 10:36 Dhe ai u tha atyre: ``Ēfarė doni tė bėj pėr ju?``

MK 10:37 Ata i thanė: ``Na lejo qė tė ulemi njėri nė tė djathtėn tėnde dhe tjetri nė tė majtėn tėnde nė lavdinė tėnde``.

MK 10:38 Dhe Jezusi u tha atyre: ``Ju nuk dini ēfarė kėrkoni. A mund tė pini ju kupėn qė unė do tė pi dhe tė pagėzoheni me atė pagėzim me tė cilin unė jam pagėzuar?``. Ata i thanė: ``Po, mundemi``.

MK 10:39 Dhe Jezusi u tha atyre: ``Vėrtetė ju do tė pini kupėn qė unė po pij dhe do tė pagėzoheni me atė pagėzim me tė cilin jam pagėzuar,

MK 10:40 por nuk mė takon mua tė vė dikė tė ulet nė tė djathtėn time ose nė tė majtėn time, por ėshtė pėr ata pėr tė cilėt ėshtė pėrgatitur``.

MK 10:41 Kur i dėgjuan kėto, tė dhjetė tė tjerėt filluan tė indinjohen kundėr Jakobit dhe Gjonit.

MK 10:42 Por Jezusi i thirri pranė vetes dhe tha: ``Ju e dini qė ata qė konsiderohen sundues tė kombeve i sundojnė ato dhe tė mėdhenjtė e tyre ushtrojnė mbi to pushtetin e tyre;

MK 10:43 por kjo s`duhet tė ndodhė midis jush; madje ai nga ju qė do tė dojė tė bėhet i madh, do tė jetė shėrbėtori juaj;

MK 10:44 dhe kushdo nga ju qė do tė dojė tė jetė i pari, do tė jetė skllavi i tė gjithėve.

MK 10:45 Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi qė t`i shėrbejnė, por pėr tė shėrbyer dhe pėr tė dhėnė jetėn e tij si ēmim pėr shpengimin e shumė vetave``.

MK 10:46 Kėshtu arritėn nė Jeriko. Kur ai po dilte nga Jeriko me dishepujt e tij dhe me njė turmė tė madhe, biri i Timoteut, Bartimeu i verbėr, ishte ulur gjatė rrugės dhe lypte.

MK 10:47 Kur dėgjoi se ai qė po kalonte ishte Jezusi Nazareas, filloi tė bėrtasė dhe tė thotė: ``Jezus, Bir i Davidit, ki mėshirė pėr mua!``.

MK 10:48 Shumė e qortonin qė tė heshte, por ai bėrtiste edhe mė fort: ``Bir i Davidit, ki mėshirė pėr mua!``.

MK 10:49 Dhe Jezusi qėndroi dhe urdhėroi qė ta thėrrasin. Ata e thirrėn, pra, tė verbėrin duke i thėnė: ``Merr zemėr, ēohu, ai po tė thėrret!``.

MK 10:50 Atėherė ai hodhi tej rrobėn e tij, u ngrit dhe erdhi te Jezusi.

MK 10:51 Dhe Jezusi mori fjalėn dhe i tha: ``Ēfarė do qė unė tė tė bėj?``. I verbėri i tha: ``Rabboni, qė tė mė kthehet tė parit!``.

MK 10:52 Dhe Jezusi i tha: ``Shko, besimi yt tė shėroi``. Dhe nė ēast atij iu kthye tė parit dhe nisi tė ndjekė Jezusin nė udhė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase