Main Index: Albanian Bible

 

Mark 7

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16]

MK 7:1 Atėherė rreth tij u mblodhėn farisenjtė dhe disa skribė qė kishin ardhur nga Jeruzalemi.

MK 7:2 Ata vunė re se disa nga dishepujt e tij po hanin bukė me duar tė papastra, domethėnė tė palara, dhe i paditėn.

MK 7:3 Nė fakt farisenjtė dhe tė gjithė Judenjtė nuk hanė pa i larė mė parė me shumė kujdes duart, duke iu pėrmbajtur traditės sė pleqve;

MK 7:4 dhe, kur kthehen nga tregu, nuk hanė pa u pastruar mė parė. Ka shumė gjėra tė tjera qė ata duhet tė respektojnė pėr shkak tė traditės: larjen e kupave, tė brokave, tė enėve prej bakri dhe tė shtretėrve.

MK 7:5 Pastaj farisenjtė dhe skribėt e pyetėn: ``Pėrse dishepujt e tu nuk sillen sipas traditės sė pleqve, por hanė bukė pa i larė duart?``.

MK 7:6 Por ai duke u pėrgjigjur u tha atyre: ``Mirė profetizoi Isaia pėr ju, hipokritė, siē ėshtė shkruar: "Ky popull me buzė mė nderon, por zemra e tyre rri larg meje.

MK 7:7 Por kot mė bėjnė njė kult, duke mėsuar doktrina, tė cilat janė porosi nga njerėzit".

MK 7:8 Duke lėnė pas dore, pra, urdhėrimin e Perėndisė, ju i pėrmbaheni traditės sė njerėzve: larje brokash dhe kupash; dhe bėni shumė gjėra tė tjera tė ngjashme``.

MK 7:9 U tha atyre akoma: ``Ju jeni tė shkathėt pėr tė anuluar urdhėrimin e Perėndisė, pėr tė zbatuar traditėn tuaj.

MK 7:10 E nė fakt Moisiu tha: "Ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde", dhe: "Ai qė mallkon atin ose nėnėn, tė dėnohet me vdekje".

MK 7:11 Por ju thoni: "Nė qoftė se dikush i thotė atit tė vet ose nėnės sė vet: Gjithēka qė mund tė bėjė pėr ty ėshtė kurban, domethėnė njė ofertė Perėndisė",

MK 7:12 nuk e lejoni atė tė bėjė asgjė pėr atin e vet ose pėr nėnėn e vet,

MK 7:13 duke e anuluar kėshtu fjalėn e Perėndisė me traditėn tuaj, qė ju e keni trashėguar. Dhe ju po bėni shumė gjėra tė tjera tė ngjashme``.

MK 7:14 Pastaj thirri gjithė turmėn rreth vetes dhe i tha: ``Mė dėgjoni tė gjithė dhe kuptoni:

MK 7:15 Nuk ka asgjė jashtė njeriut qė, duke hyrė nė tė, mund ta ndotė atė; pėrkundrazi janė ato gjėra qė dalin prej tij qė e ndotin.

MK 7:16 Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!

MK 7:17 Mė pas, kur ai u kthye nė shtėpi, larg turmės, dishepujt e vet e pyetėn pėr kuptimin e shėmbėlltyrės.

MK 7:18 Dhe ai u tha atyre: ``Edhe ju qėnkeni kaq tė pamend? A nuk e kuptoni se ēdo gjė qė nga jashtė hyn te njeriu nuk mund ta ndotė,

MK 7:19 sepse nuk i hyn nė zemėr, por nė bark, dhe pastaj jashtėqitet nė gjiriz?``. Duke folur kėshtu, ai i deklaroi tė pastra tė gjitha ushqimet.

MK 7:20 Tha akoma: ``Ajo qė del nga njeriu, e bėn atė tė ndotur.

MK 7:21 Sepse nga brenda, domethėnė nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorės, kurvėrimi, vrasjet,

MK 7:22 vjedhjet, lakmitė, ligėsitė, mashtrimet, pafytyrėsia, smira, blasfemia, kryelartėsia, budallallėku.

MK 7:23 Tė gjitha kėto tė mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut``.

MK 7:24 Pastaj u nis qė andej dhe shkoi nė krahinėn e Tiros dhe tė Sidonit; hyri nė njė shtėpi dhe donte qė askush tė mos e dinte, por nuk mundi tė qėndrojė i fshehur.

MK 7:25 Nė fakt njė grua, vajza e sė cilės kishte njė frymė e ndyrė, duke dėgjuar pėr Jezusin, erdhi dhe u hodh para kėmbėve tė tij.

MK 7:26 Tani ajo grua ishte greke, me prejardhje sirofenikase; dhe iu lut qė ta dėbonte demonin nga e bija;

MK 7:27 por Jezusi i tha: ``Lėri mė parė fėmijėt tė ngopen, sepse nuk ėshtė mirė tė merret buka e fėmijėve e t`u hidhet kėlyshėve tė qenve``.

MK 7:28 Por ajo u pėrgjigj dhe i tha: ``Mirė po flet, o Zot, por edhe kėlyshėt nėn tryezė hanė thėrimet e fėmijėve!``

MK 7:29 Atėherė ai i tha: ``Pėr kėtė fjalėn tėnde, shko; demoni doli nga vajza jote!``.

MK 7:30 Dhe ajo, kur u kthye nė shtėpinė e vet, e gjeti tė bijėn nė shtrat, dhe demoni i kishte dalė.

MK 7:31 Mbasi u nis pėrsėri nga krahina e Tiros dhe e Sidonit, Jezusi arriti te deti i Galilesė, nė mes tė krahinės sė Dekapolit.

MK 7:32 Dhe i paraqitėn njė tė shurdhėt qė mezi fliste, dhe iu lutėn t`i vėrė duart mbi tė.

MK 7:33 Si e mori veēmas, larg turmės, ia shtiu gishtrinjtė nė vesh dhe mbasi e pėshtyu ia preku gjuhėn.

MK 7:34 Pastaj i drejtoi sytė nga qielli, psherėtiu dhe i tha: ``Effatha``, qė do tė thotė: ``Hapu!``.

MK 7:35 Dhe menjėherė iu hapėn veshėt, iu zgjidh nyja e gjuhės dhe foli rrjedhshėm.

MK 7:36 Dhe Jezusi i urdhėroi ata qė tė mos i tregojnė askujt; por sa mė tepėr ua ndalonte, aq mė tepėr ata e pėrhapnin.

MK 7:37 Dhe, tė habitur shumė, thonin: ``Ai ēdo gjė e ka bėrė mirė: ai i bėn qė tė shurdhėt tė dėgjojnė dhe memecėt tė flasin!``.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase