Main Index: Albanian Bible

 

Micah 7

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7]

MIC 7:1 Mjerė unė! Sepse jam si ata qė vjelin frutat e verės, si ata qė mbledhin rrushin e vitit: nuk ka asnjė vile pėr tė ngrėnė, shpirti im dėshėron njė fik tė parė.

MIC 7:2 Njeriu i pėrshpirtshėm ėshtė zhdukur nga dheu, midis njerėzve nuk ka mė njerėz tė ndershėm; tė tėrė rrinė nė pritė pėr tė derdhur gjak, secili gjuan vėllanė e vet me rrjetė.

MIC 7:3 Tė dy duart e tyre janė tė shtrira pėr tė bėrė tė keq me zotėsi; princi pretendon, gjyqtari kėrkon shpėrblime, i madhi shfaq lakminė e tij; kėshtu bashkarisht e prishin drejtėsinė.

MIC 7:4 Mė i miri i tyre ėshtė si njė ferrishte, mė i ndershmi ėshtė mė i keq se njė gardh ferrash. Dita e dėnimit tėnd po vjen; tani do tė jetė pėshtjellimi i tyre.

MIC 7:5 Mos e besoni shokun, mos i zini besė mikut tė ngushtė; ruaji portat e gojės sate pėrpara asaj qė prehet mbi gjirin tėnd.

MIC 7:6 Sepse biri turpėron tė atin, bija ngre krye kundėr nėnės, e reja kundėr vjehrrės, armiqtė e secilit janė ata tė shtėpisė sė tij.

MIC 7:7 Por unė do tė shikoj te Zoti, do tė shpresoj te Perėndia i shpėtimit tim; Perėndia im do tė mė dėgjojė.

MIC 7:8 Mos u gėzo me mua, o armikja ime! Nė rast se kam rėnė, do tė ngrihem pėrsėri; nė rast se ulem nė terr, Zoti do tė jetė drita ime.

MIC 7:9 Unė do tė duroj indinjatėn e Zotit, sepse kam kryer mėkate kundėr tij, deri sa ai do tė mbrojė kauzėn time, dhe do vendosė drejtėsi pėr mua; ai do tė mė nxjerrė nė dritė dhe unė do tė sodit drejtėsinė e tij.

MIC 7:10 Atėherė armikja ime do ta shohė dhe do tė mbulohet me turp, ajo qė mė thoshte: "Ku ėshtė Zoti, Perėndia yt?". Sytė e mi do ta shikojnė me ėndje, ndėrsa do ta shkelin si baltėn e rrugėve.

MIC 7:11 Kur do tė rindėrtohen muret e tua, atė ditė kufiri yt do tė zgjerohet shumė.

MIC 7:12 Atė ditė do tė vinė te ti, nga Asiria dhe nga qytetet e tua tė fortifikuara, nga qyteti i fortifikuar deri te Lumi, nga deti nė det dhe nga mali nė mal.

MIC 7:13 Por vendi do tė katandiset nė njė shkreti pėr shkak tė banorėve tė tu, pėr shkak tė frytit tė veprimeve tė tyre.

MIC 7:14 Kullot popullin tėnd me shkopin tėnd, kopenė e trashėgimisė sate, qė rri i vetmuar nė pyllin nė mes tė Karmelit. Le tė kullosin nė Bashan dhe nė Galaad si nė kohėrat e lashta.

MIC 7:15 "Si nė ditėt qė dole nga vendi i Egjiptit, unė do t`u tregoj atyre gjėra tė mrekullueshme".

MIC 7:16 Kombet do tė shohin dhe do t`u vijė turp pėr tėrė fuqinė e tyre; do tė vėnė dorėn te goja, veshėt e tyre do tė mbeten tė shurdhėr.

MIC 7:17 Do tė lėpijnė pluhurin si gjarpėri, si rrėshqanorėt e tokės, do tė dalin duke u dridhur nga vendet ku janė fshehur; do tė kenė frikė nga Zoti, Perėndia ynė, dhe do tė kenė frikė nga ti.

MIC 7:18 Cili Perėndi ėshtė si ti, qė fal paudhėsinė dhe e kapėrcen shkeljen e mbetjes sė trashėgimisė sė tij? Ai nuk e mban pėrgjithnjė zemėrimin e tij, sepse i pėlqen tė jetė i mėshirshėm.

MIC 7:19 Atij do t`i vijė pėrsėri keq pėr ne, do tė shkelė paudhėsitė tona, Ti do tė hedhėsh nė fund tė detit tėrė mėkatet tona.

MIC 7:20 Ti do t`ia tregosh besnikėrinė tėnde Jakobit dhe dhemshurinė tėnde Abrahamit, siē iu betove etėrve tanė qysh nė kohėrat e lashta.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase