Main Index: Albanian Bible

 

Micah 6

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7]

MIC 6:1 Ah, dėgjoni atė qė thotė Zoti: "Ēohu, mbro kauzėn tėnde pėrpara maleve dhe kodrat le tė dėgjojnė zėrin tėnd".

MIC 6:2 Dėgjoni, o male, kundėrshtimin e Zotit, dhe ju themele tė forta tė tokės, sepse Zoti ka njė kundėrshtim me popullin e tij dhe dėshiron tė diskutojė me Izraelin.

MIC 6:3 "Populli im, ēfarė tė kam bėrė dhe me ēfarė tė kam lodhur? Dėshmo kundėr meje.

MIC 6:4 Sepse unė tė nxora nga vendi i Egjiptit, tė ēlirova nga shtėpia e skllavėrisė dhe kam dėrguar para teje Moisiun, Aaronin dhe Miriamin.

MIC 6:5 O populli im, mbaj mend atė qė Balaku, mbreti i Moabit, kurdiste dhe si iu pėrgjigj Balaami, biri i Beorit, nga Shitimi deri nė Gilgal me qėllim qė ti tė pranosh drejtėsinė e Zotit".

MIC 6:6 Me se do tė vij pėrpara Zotit dhe do tė pėrkulem pėrpara Perėndisė sė lartė? Do tė vij para tij me olokauste, me viēa motakė?

MIC 6:7 Do tė pėlqej Zoti mijėra desh ose mori rrėkesh vaji? Do tė jap tė parėlindurin tim pėr shkeljen time, frytin e barkut tim pėr mėkatin e shpirtit tim?

MIC 6:8 O njeri, ai tė ka bėrė tė njohur atė qė ėshtė e mirė; dhe ēfarė tjetėr kėrkon Zoti nga ti, pėrveē se tė zbatosh drejtėsinė, tė duash mėshirėn dhe tė ecėsh pėrulėsisht me Perėndinė tėnd?

MIC 6:9 Zėri i Zotit i thėrret qytetit, dhe kush ka dituri do tė njohė emrin tėnd: "Kini kujdes pėr thuprėn dhe pėr atė qė e ka caktuar.

MIC 6:10 A ka akoma nė shtėpinė e tė pabesit thesare nga paudhėsia, dhe efa tė mangėta, qė janė njė gjė e neveritshme?

MIC 6:11 Mund ta shpall tė pastėr njeriun me peshore tė pasakta dhe me qeskėn me pesha tė rreme?

MIC 6:12 Pasanikėt e tij nė fakt janė plot me dhunė, banorėt e tij thonė gėnjeshtra dhe gjuha e tyre nuk ėshtė veēse mashtrim nė gojėn e tyre.

MIC 6:13 Prandaj edhe unė do tė tė bėj tė vuash, duke tė goditur dhe duke bėrė qė tė jesh i shkretė pėr shkak tė mėkateve tė tua.

MIC 6:14 Ti do tė hash, por nuk do tė ngopesh dhe uria do tė mbetet brenda teje; do tė vėsh mėnjanė por nuk do tė shpėtosh asgjė, dhe atė qė do tė shpėtosh do t`ia dorėzoj shpatės.

MIC 6:15 Ti do tė mbjellėsh, por nuk do tė korrėsh; do t`i shtypėsh ullinjtė, por nuk do tė lyhesh me vaj; do tė bėsh musht, por nuk do tė pish verė.

MIC 6:16 Ju ndiqni statutet e Omrit dhe tėrė praktikat e shtėpisė sė Ashabit, dhe ju ecni sipas kėshillave tė tyre, qė unė t`ju katandis nė njė shkreti, dhe banorėt e tu nė njė objekt talljeje. Kėshtu ju do tė mbani turpin e popullit tim!".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase