Main Index: Albanian Bible

 

Daniel 10

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12]

DAN 10:1 Nė vitin e tretė tė Kirit, mbretit tė Persisė, njė fjalė iu njoftua Danielit, qė quhej Beltshatsar. Kjo fjalė ėshtė e vėrtetė dhe konflikti i gjatė. Ai e kuptoi fjalėn dhe e mori vesh vegimin.

DAN 10:2 Nė atė kohė, unė, Danieli, mbajta zi pėr tri javė tė plota.

DAN 10:3 Nuk hėngra ushqime tė zgjedhura, nuk futa nė gojėn time as mish as verė dhe nuk u vajosa aspak, deri sa kaluan tri javė tė plota.

DAN 10:4 Ditėn e njėzetekatėrt tė muajit tė parė, ndėrsa isha nė bregun e lumit tė madh, qė ėshtė Tigri,

DAN 10:5 ngrita sytė dhe shikova, dhe ja, njė njeri i veshur me rroba liri, me njė brez tė artė tė Ufazit.

DAN 10:6 Trupi i tij ishte i ngjashėm me topazin, fytyra e tij kishte pamjen e rrufesė, sytė e tij ishin si pishtarė flakėrues, krahėt e tij dhe kėmbėt e tij dukeshin si prej bronzi tė llustruar dhe tingulli i fjalėve tė tij ishte si zhurma e njė turme.

DAN 10:7 Vetėm unė, Danieli, pashė vegimin, kurse njerėzit qė ishin me mua nuk e panė vegimin, por njė tmerr i madh ra mbi ta dhe ata ia mbathėn qė tė fshihen.

DAN 10:8 Kėshtu mbeta vetėm tė vėrej kėtė vegim tė madh. Nuk mė mbeti kurrfarė force; ēehrja e bukur ndryshoi nė tė zbehtė dhe forcat e mia u ligėshtuan.

DAN 10:9 Megjithatė dėgjova zėrin e fjalėve tė tij; por, duke dėgjuar zėrin e fjalėve tė tij, rashė nė njė gjumė tė thellė me fytyrė pėr tokė.

DAN 10:10 Por ja, njė dorė mė preku dhe bėri qė unė tė rri duke u dridhur i tėri mbi gjunjėt dhe mbi pėllėmbėt e duarve.

DAN 10:11 Pastaj mė tha: "Daniel, njeri shumė i dashur, kupto fjalėt qė po tė them dhe ēohu mė kėmbė, sepse tani mė kanė dėrguar te ti". Kur mė tha kėtė fjalė, unė u ēova mė kėmbė duke u dridhur i tėri.

DAN 10:12 Atėherė ai mė tha: "Mos ki frikė, Daniel, sepse qė ditėn e parė qė vendose nė zemrėn tėnde tė kuptoje dhe tė pėruleshe para Perėndisė tėnd, fjalėt e tua u dėgjuan dhe unė erdha si pėrgjigje e fjalėve tė tua.

DAN 10:13 Por princi i mbretėrisė sė Persisė mė kundėrshtoi njėzetenjė ditė; por ja, Mikaeli, njė nga princat e parė, mė erdhi nė ndihmė, sepse kisha mbetur atje me mbretin e Persisė.

DAN 10:14 Dhe tani kam ardhur tė tė bėj tė kuptosh atė qė do t`i ndodhė popullit tėnd nė mbarim tė ditėve; sepse vegimi ka tė bėjė me njė kohė tė ardhme".

DAN 10:15 Ndėrsa mė fliste nė kėtė mėnyrė, ula fytyrėn pėr tokė dhe mbylla gojėn.

DAN 10:16 Dhe ja, dikush qė i ngjante njė biri njeriu mė preku buzėt. Atėherė hapa gojėn, fola dhe i thashė atij qė mė rrint pėrpara: "Imzot, pėr kėtė vegim mė kanė zėnė spazmat dhe fuqitė m`u ligėshtuan.

DAN 10:17 Dhe si mund tė fliste njė shėrbėtor i tillė i zotit tim me njė imzot tė tillė, sepse tani fuqitė mė kanė braktisur dhe mė mungon madje edhe frymėmarrja?".

DAN 10:18 Atėherė ai qė i ngjante njė njeriu mė preku pėrsėri dhe mė dha fuqi,

DAN 10:19 dhe tha: "O njeri qė tė duan shumė, mos ki frikė, paqja ėshtė me ty; mblidh forcat e tua, po, mblidh forcat e tua". Mbasi mė foli, unė fitova forcė dhe i thashė: "Le tė flasė zoti im, sepse ti mė ke dhėnė forcė".

DAN 10:20 Pastaj mė tha: "A e di pėrse kam ardhur kėtu pranė teje? Tani do tė kthehem tė luftoj kundėr princit tė Persisė; dhe kur tė dal, ja, do tė vijė princi i Javanit.

DAN 10:21 Por unė do tė tė bėj tė njohur atė qė ėshtė shkruar nė librin e sė vėrtetės; dhe nuk ka njeri qė tė sillet trimėrisht me mua kundėr tyre pėrveē Mikaelit, princit tuaj".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase