Main Index: Albanian Bible

 

Daniel 4

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12]

DAN 4:1 "Mbreti Nebukadnetsar tėrė popujve, tėrė kombeve dhe gjuhėve, qė banojnė mbi gjithė dheun: Paqja juaj qoftė e madhe.

DAN 4:2 M`u duk mirė t`i bėj tė njohura shenjat dhe mrekullitė qė Perėndia Mė i Lartė ka kryer pėr mua.

DAN 4:3 Sa tė mėdha janė shenjat e tij dhe sa tė fuqishme mrekullitė e tij! Mbretėria e tij ėshtė njė mbretėri e pėrjetshme dhe sundimi i tij vazhdon brez pas brezi.

DAN 4:4 Unė, Nebukadnetsari, isha i qetė nė shtėpinė time dhe i gėzuar nė pallatin tim.

DAN 4:5 Pashė njė ėndėrr qė mė tmerroi; mendimet qė pata nė shtratin tim dhe vegimet e mendjes sime mė tmerruan.

DAN 4:6 Kėshtu dhashė urdhėr qė tė sillnin para meje gjithė tė diturit e Babilonisė, qė tė mė bėnin tė njohur interpretimin e ėndrrės.

DAN 4:7 Atėherė erdhėn magijstarėt, astrologėt, Kaldeasit dhe shortarėt, tė cilėve u tregova ėndrrėn, por ata nuk mundėn tė mė bėnin tė njohur interpretimin e saj.

DAN 4:8 Mė nė fund erdhi para meje Danieli, i quajtur Beltshatsar nga emri i perėndisė tim dhe tek i cili ėshtė fryma e perėndive tė shenjta, dhe unė ia tregova ėndrrėn:

DAN 4:9 Beltshatsar, kreu i magjistarėve, sepse unė e di qė fryma e perėndive tė shenjta ėshtė te ti dhe qė asnjė sekret nuk tė shqetėson, tregomė vegimet e ėndrrės qė kam parė dhe interpretimin e saj.

DAN 4:10 Vegimet e mendjes sime kur isha nė shtratin tim janė kėto: Unė shikoja, dhe ja njė dru nė mes tė dheut, lartėsia e tė cilit ishte madhe.

DAN 4:11 Druri u rrit dhe u bė i fortė; maja e tij arrinte nė qiell dhe ai mund tė shihej nga skajet e gjithė dheut.

DAN 4:12 Gjethnaja e tij ishte e bukur, fryti i tij i bollshėm dhe ai kishte ushqim pėr tė gjithė; poshtė tij gjenin hije kafshėt e fushave, shpendėt e qiellit rrinin midis degėve tė tij dhe nga ai merrte ushqim ēdo qenie e gjallė.

DAN 4:13 Ndėrsa nė shtratin tim vėreja vegimet e mendjes sime, ja njė roje, njė i shenjtė, zbriti nga qielli,

DAN 4:14 bėrtiti fort dhe tha kėshtu: "Prisni drurin dhe kėputni degėt e tij, shkundni fletėt e tij dhe shpėrndani frytet e tij; le tė largohen kafshėt qė rrijnė poshtė tij dhe shpendėt nga degėt e tij.

DAN 4:15 Lėreni ndėrkaq nė tokė cungun e rrėnjėve tė tij, tė lidhur me zinxhirė hekuri dhe bronzi midis barit tė fushave. Le tė laget nga vesa e qiellit dhe le tė ketė bashkė me kafshėt pjesėn e barit qė i takon.

DAN 4:16 Zemra e tij le tė ndryshojė, dhe nė vend tė njė zemre njeriu t`i jepet njė zemėr kafshe dhe le tė kalojnė mbi tė shtatė kohė.

DAN 4:17 Kjo ėshtė dekretuar nga rojet dhe vendimi vjen nga fjala e tė shenjtėve nė mėnyrė qė tė gjallėt tė dijnė qė Shumė i Larti sundon mbi mbretėrinė e njerėzve; ai ia jep atij qė dėshiron dhe larton mbi tė tė keqin e tė kėqijve".

DAN 4:18 Kjo ėshtė ėndrra qė kam parė unė, mbreti Nebukadnetsar. Tani ti, Beltshatsar, jepi interpretimin, sepse asnjė nga tė diturit e mbretėrisė sime nuk ėshtė nė gjendje tė mė bėjė tė njohur interpretimin e saj; por ti mundesh, sepse fryma e perėndive tė shenjta ėshtė te ti".

DAN 4:19 Atėherė Danieli, emri i tė cilit ėshtė Beltshatsar, mbeti pėr njė ēast i tmerruar dhe mendimet e tij e shqetėsonin. Mbreti filloi tė thotė: "Beltshatsar, mos u turbullo as nga ėndrra as nga interpretimi

DAN 4:20 Druri qė ti ke parė, qė ishtė bėrė i madh dhe i fortė, maja e tė cilit arrinte deri nė qiell dhe qė dukej nga tė gjitha skajet e dheut,

DAN 4:21 gjethnaja e tė cilit ishte e bukur, fryti i bollshėm, dhe ku gjenin strehė kafshėt e fushave dhe mbi degėt e sė cilės bėnin folenė zogjtė e qiellit,

DAN 4:22 je ti, o mbret, qė u bėre i madh dhe i fortė; madhėshtia jote ėshtė rritur dhe ka arritur deri nė qiell dhe sundimi yt deri nė skajet e dheut.

DAN 4:23 Sa pėr rojen, njė i shenjtė, qė mbreti e ka parė tė zbresė nga qielli dhe tė thotė: "Priteni drurin dhe shkatėrrojeni, por lini nė tokė cungun me rrėnjė, tė lidhur me zinxhirė hekuri dhe bronzi midis barit tė fushave. Le ta lagė vesa e qiellit dhe le tė ketė pjesėn e tij bashkė me kafshėt e fushave deri sa tė kalojnė mbi tė shtatė kohė".

DAN 4:24 Ky ėshtė interpretimi, o mbret; ky ėshtė dekreti i Shumė tė Lartit, qė ėshtė lėshuar pėr mbretin, zotin tim;

DAN 4:25 ti do tė dėbohesh nga njerėzia dhe banesa jote do tė jetė bashkė me kafshėt e fushave; do tė tė japin tė hash bar si qetė dhe do tė lagesh nga vesa e qiellit; do tė kalojnė mbi ty shtatė kohė, deri sa tė pranosh qė Shumė i Larti sundon mbi mbretėrinė e njerėzve dhe ia jep atij qė ai dėshiron.

DAN 4:26 Sa pėr urdhrin pėr tė lėnė cungun me rrėnjė, kjo do tė thotė se mbretėria jote do tė rivendoset, mbasi tė kesh pranuar qė ėshtė qielli ai qė sundon.

DAN 4:27 Prandaj, o mbret, prano kėshillėn time: jepu fund mėkateve tė tua duke praktikuar drejtėsinė dhe paudhėsive tė tua duke treguar mėshirė ndaj tė varfėve; ndofta begatia jote do tė zgjasė".

DAN 4:28 E tėrė kjo i ndodhi mbretit Nebukadnetsar.

DAN 4:29 Dymbėdhjetė muaj mė vonė, ndėrsa shėtiste nė pallatin mbretėror tė Babilonisė,

DAN 4:30 mbreti filloi tė thotė: "Nuk ėshtė kjo Babilonia e madhe, qė unė ndėrtova si seli mbretėrore me forcėn e pushtetit tim dhe pėr lavdinė e madhėrisė sime?".

DAN 4:31 Kėto fjalė ishin akoma nė gojė tė mbretit, kur njė zė zbriti nga qielli: "Ty, o mbret Nebukadnetsar, tė shpall: mbretėria jote tė ėshtė hequr;

DAN 4:32 ti do tė dėbohesh nga njerėzia dhe banesa jote do tė jetė me kafshėt e fushave; do tė tė japin tė hash bar si qetė dhe do tė kalojnė mbi ty shtatė kohė, deri sa tė pranosh qė Shumė i Larti sundon mbi mbretėrinė e njerėzve dhe ia jep atij qė ai dėshiron.

DAN 4:33 Nė po atė ēast fjala lidhur me Nebukadnetsarin u realizua. Ai u dėbua nga njerėzia, hėngri bar si qetė dhe trupi i tij u lag nga vesa e qiellit, deri sa flokėt e tij u rritėn si pendėt e shqiponjave dhe thonjtė e tij si kthetrat e shpendėve.

DAN 4:34 "Nė fund tė kėsaj kohe, unė Nebukadnetsari ngrita sytė nga qielli dhe arsyeja m`u kthye, e bekova Shumė tė Lartin dhe lėvdova dhe pėrlėvdova atė qė rron pėrjetė, sundimi i tė cilit ėshtė njė sundim

DAN 4:35 Tėrė banorėt e dheut pėrpara tij konsiderohen si asgjė; ai vepron si tė dojė me ushtrinė e qiellit dhe me banorėt e dheut. Askush nuk mund t`ia ndalė dorėn ose t`i thotė: "Ēfarė po bėn?".

DAN 4:36 Nė po atė kohė m`u kthye arsyeja, dhe pėr lavdinė e mbretėrisė sime m`u kthyen madhėria ime dhe shkėlqimi im. Kėshilltarėt e mi dhe tė mėdhenjtė e mi mė kėrkuan, dhe unė u rivendosa nė mbretėrinė time dhe madhėshtia ime u rrit jashtėzakonisht.

DAN 4:37 Tani, unė Nebukadnetsari lėvdoj, lartėsoj dhe pėrlėvdoj Mbretin e qiellit, sepse tė gjitha veprat e tij janė tė vėrteta dhe rrugėt e tij janė drejtėsi; ai ka pushtet tė poshtėrojė ata qė ecin me kryelartėsi.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase