Main Index: Albanian Bible

 

Song of Solomon 2

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8]

SONG 2:1 Unė jam trėndafili i Sharonit, zambaku i luginave.

SONG 2:2 Si njė zambak midis gjembave, ashtu ėshtė mikesha ime midis vajzave.

SONG 2:3 Si njė mollė midis pemėve tė pyllit kėshtu ėshtė i dashuri im midis tė rinjve. Kam dėshėruar shumė tė rri nė hijen e tij dhe aty jam ulur, fryti i tij ishte i ėmbėl nė gojėn time.

SONG 2:4 Mė ēoi nė shtėpinė e banketit dhe flamuri i tij mbi mua ėshtė dashuria.

SONG 2:5 Mė mbani me pite rrushi, mė pėrtėrini me mollė, sepse unė vuaj nga dashuria.

SONG 2:6 Dora e tij e majtė ėshtė poshtė kokės sime, dora e tij e djathtė mė pėrqafon.

SONG 2:7 Ju pėrgjėrohem, o bija tė Jeruzalemit, pėr gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinė time, deri sa kėshtu t`i pėlqejė

SONG 2:8 Ja zėri i tė dashurit tim! Ja, ai vjen duke kėrcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat.

SONG 2:9 I dashuri im i pėrngjan njė gazele apo njė dreri tė ri. Ja ku ėshtė prapa murit tonė, shikon nga dritaret, hedh vėshtrime nėpėrmjet hekurave tė tyre.

SONG 2:10 I dashuri im mė ka folur dhe mė ka thėnė: "Ēohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja!

SONG 2:11 Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku.

SONG 2:12 Lulet duken mbi tokė, koha e tė kėnduarit erdhi, dhe nė vendin tonė dėgjohet zėri i turtulleshės.

SONG 2:13 Fiku nxjerr fiqtė e tij tė papjekur, vreshtat nė lulėzim pėrhapin njė aromė tė kėndshme. Ēohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja.

SONG 2:14 O pėllumbesha ime, qė rri nė tė ēarat e shkėmbinjve, nė strukat e rrėmoreve, ma trego fytyrėn tėnde, mė bėj ta dėgjoj zėrin tėnd, sepse zėri yt ėshtė i kėndshėm dhe fytyra jote ėshtė e hijshme".

SONG 2:15 I zini dhelprat, dhelprat e vogla qė dėmtojnė vreshtat, sepse vreshtat tona janė nė lulėzim.

SONG 2:16 I dashuri im ėshtė imi, dhe unė jam e tij; ai e kullot kopenė midis zambakėve.

SONG 2:17 Para se tė fryjė flladi i ditės dhe hijet tė ikin, kthehu, i dashuri im, dhe sillu si njė gazelė o njė drenushė mbi malet qė na ndajnė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase