Main Index: Albanian Bible

 

Song of Solomon 1

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8]

SONG 1:1 Kantiku i kantikėve qė ėshtė i Salomonit.

SONG 1:2 Mė puth me tė puthurat e gojės sė vet! Sepse dashuria jote ėshtė mė e mirė se vera.

SONG 1:3 Nga aroma e vajrave tė tua tė kėndshme emri yt ėshtė njė vaj i parfumuar i derdhur; prandaj tė duan vajzat.

SONG 1:4 Tėrhiqmė te ti! Ne do tė rendim pas teje! Mbreti mė ēoi nė dhomat e tij. Ne do tė kėnaqemi dhe do tė gėzohemi te ti; ne do ta kujtojmė dashurinė tėnde mė shumė se verėn. Kanė tė drejtė qė tė duan.

SONG 1:5 Unė jam e zezė por e bukur, o bija tė Jeruzalemit, si ēadrat e Kedarit, si perdet e Salomonit.

SONG 1:6 Mos shikoni se jam e zezė, sepse dielli mė ka nxirė. Bijtė e nėnes sime janė zemėruar me mua; mė kanė caktuar tė ruaj vreshtat, por vreshtin tim nuk e kam ruajtur.

SONG 1:7 Thuamė, o ti qė tė dashuron zemra ime, ku e kullot kopenė dhe ku e lė tė pushojė nė mesditė. Pse vallė duhet tė jem si njė grua e mbuluar me vel pranė kopeve tė shokėve tė tu?

SONG 1:8 Nė rast se ti nuk e di, o mė e bukura e grave, ndiq gjurmėt e kopesė dhe kulloti kecat e tua pranė ēadrave tė barinjve.

SONG 1:9 Mikesha ime, ti mė ngjan si pela ime midis qerreve tė Faraonit.

SONG 1:10 Faqet e tua janė tė bukura me ornamente, dhe qafa jote me gjerdane margaritaresh.

SONG 1:11 Ne do tė bėjmė pėr ty gjerdane tė arta me tokėza prej argjendi.

SONG 1:12 Ndėrsa mbreti ėshtė ulur nė tryezė, livanda ime pėrhap aromėn e saj.

SONG 1:13 Kėnaqėsia ime ėshtė njė qeskė e vogėl mirre; ajo do tė pushojė tėrė natėn midis gjive tė mia.

SONG 1:14 Kėnaqėsia ime ėshtė pėr mua njė tufė lulesh alkane nė vreshtat e En-gedit.

SONG 1:15 Ti je e bukur, mikja ime, ja, je e bukur! Sytė e tu janė si ato tė pėllumbeshave.

SONG 1:16 Sa i bukur je, i dashuri im, madje dhe i dashurueshėm! Pėr mė tepėr shtrati ynė ėshtė blerosh.

SONG 1:17 Trarėt e shtėpive tona janė prej kedri dhe tavanet tona prej qiparisi.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase