Main Index: Albanian Bible

 

Nehemiah 13

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13]

NEH 13:1 po atė ditė u lexua nė prani tė popullit libri i Moisiut, dhe aty u gjet e shkruar qė Amoniti dhe Moabiti nuk duhet tė hynin kurrė nė asamblenė e Perėndisė,

NEH 13:2 sepse nuk i kishin pritur me bukė e me ujė bijtė e Izraelit dhe kishin rekrutuar kundėr tyre me para Balaamin pėr t`i mallkuar; por Perėndia ynė e ndėroi mallkimin nė bekim.

NEH 13:3 Sa e dėgjuan ligjin, ata ndanė nga Izraeli tėrė njerėzit e huaj qė ishin pėrzier me ta.

NEH 13:4 Para kėsaj, prifti Eliashib, qė ishte caktuar nė dhomat e shtėpisė tė Perėndisė tonė dhe kishte lidhur krushqi me Tobiahun,

NEH 13:5 kishte pėrgatitur pėr kėtė njė dhomė tė madhe, ku vinin mė parė ofertat, temjanin, pėrdorėset, tė dhjetat e grurit, tė verės dhe tė vajit, tėrė ato qė me ligj u pėrkisnin Levitėve, kėngėtarėve, derėtarėve, si edhe ofertat e mbledhura pėr priftėrinjtė.

NEH 13:6 Por gjatė kėsaj kohe unė nuk isha nė Jeruzalem, sepse nė vitin e tridhjetė e dytė tė Artakserksit, mbretit tė Babilonisė, isha kthyer pranė mbretit. Pas njė farė kohe mora leje nga mbreti

NEH 13:7 dhe u ktheva nė Jeruzalem; kėshtu pashė tė keqen qė Eliashibi kishte bėrė pėr tė favorizuar Tobiahun, duke pėrgatitur pėr tė njė dhomė nė oborret e shtėpisė sė Perėndisė.

NEH 13:8 Mė erdhi shumė keq pėr kėtė gjė dhe kėshtu hodha jashtė dhomės tėrė orenditė shtėpiake qė i pėrkisnin Tobiahut;

NEH 13:9 pastaj urdhėrova qė tė pastroheshin ato dhoma dhe tė rivendoseshin pėrdorėset e shtėpisė sė Perėndisė, ofertat dhe temjani.

NEH 13:10 Pastaj mėsova gjithashtu qė racionet qė u detyroheshin Levitėve nuk u ishin dhėnė atyre dhe qė Levitėt dhe kėngėtarėt, qė kryenin shėrbimin, kishin ikur secili nė tokėn e vet.

NEH 13:11 Atėherė qortova gjyqtarėt dhe u thashė atyre: "Pse shtėpia e Perėndisė ėshtė braktisur?". Pastaj i mblodha dhe i vura pėrsėri nė funksonet e tyre.

NEH 13:12 Tėrė Juda solli pastaj nė magazinat tė dhjetat e grurit, tė mushtit dhe tė vajit.

NEH 13:13 Mbikėqyrjen e magazinave ia besova priftit Shelemiah, shkruesit Tsadok dhe Pedajahut, njė nga Levitėt; si ndihmėsa tė tyre, zgjodha Hananin, birin e Zakurit, bir i Mataniahut, sepse kėta konsideroheshin si njerėz besnikė. Atyre u takonte detyra tė bėnin ndarjet midis vėllezėrve tė tyre.

NEH 13:14 Pėr kėtė mė kujto mua, o Perėndia im, dhe mos i fshij veprat e mira qė kam bėrė pėr shtėpinė e Perėndisė tim dhe pėr ruajtjen e saj.

NEH 13:15 Nė ato ditė vura re nė Judė disa qė shtrydhnin rrushin ditėn e shtunė dhe mbartnin thasė gruri, duke i ngakuar mbi gomarėt, bashkė me verėn, rrushin, fiqtė dhe gjithfarė ngarkesash tė tjera qė sillnin

NEH 13:16 Pėrveē kėsaj disa jerėz tė Tiros, qė banonin nė Jeruzalem, importonin peshk dhe lloj-lloj mallrash dhe ua shisnin bijve tė Judės ditėn e shtunė dhe nė Jeruzalem.

NEH 13:17 Atėherė qortova parinė e Judės dhe i thashė: "Ē`ėshtė kjo e keqe qė kryeni duke pėrdhosur ditėn e shtunė?

NEH 13:18 A nuk vepruan njėlloj etėrit tonė? A nuk bėri Perėndia ynė tė pllakosė mbi ne dhe mbi qytetin tonė tėrė kjo fatkeqėsi? Por ju po sillni njė zemėrim mė tė madh mbi Izraelin, duke pėrdhosur tė shtunėn!".

NEH 13:19 Kėshtu, sapo portat e Jeruzalemit filluan tė jenė nė terr, para se tė fillonte e shtuna, unė urdhėrova qė portat tė ishin mbyllur dhe tė mos hapeshin deri pas sė shtunės; vendosa madje disa shėrbėtorė tė mi te portat, me qėllim qė asnjė ngarkesė tė mos hynte nė qytet gjatė ditės sė shtunė.

NEH 13:20 Por tregėtarėt dhe shitėsit e ēdo lloj malli e kaluan natėn jashtė Jeruzalemit njė ose dy herė.

NEH 13:21 Atėherė unė i qortova dhe u thashė: "Pse e kaloni natėn para mureve? Po ta bėni njė herė tjetėr, do tė veproj kundėr jush". Qysh prej atij ēasti ata nuk erdhėn mė ditėn e shtunė.

NEH 13:22 Urdhėrova gjithashtu Levitėt qė tė pastroheshin dhe tė vinin tė ruanin portat pėr tė shenjtėruar ditėn e shtunė. Edhe pėr kėtė mė kujto mua, o Perėndia im, dhe ki mėshirė pėr mua sipas madhėsisė sė dhembshurisė sate!

NEH 13:23 Nė ato ditė pashė gjithashtu disa Judej qė ishin martuar me gra tė Ashdodit, tė Amonit dhe tė Moabit,

NEH 13:24 gjysma e bijve tė tyre fliste gjuhėn e Ashdodit dhe nuk dinte tė fliste gjuhėn judaike, por fliste vetėm gjuhėn e kėtij apo atij populli.

NEH 13:25 Atėherė unė i qortova, i mallkova, rraha disa prej tyre, iu shkula flokėt; pastaj i vura qė te betohen nė emėr tė Perėndisė se nuk do t`ia jepnin bijat e veta bijve tė atyre dhe nuk do tė merrnin bijat e tyre pėr bijtė e vet, as pėr vete.

NEH 13:26 Dhe thashė: "A nuk mėkatoi, vallė, Salomoni, mbret i Izraelit, pėr kėto gjėra? Megjithatė midis kaq kombeve nuk pati njė mbret si ai; e donte Perėndia i tij, dhe Perėndia e kishte vendosur mbret mbi tėrė Izraelin; por gratė e huaja e bėnė edhe atė tė mėkatojė.

NEH 13:27 A duhet, pra, tė dėgjojmė pėr ju se kryeni kėtė tė keqe tė madhe, se mėkatoni kundėr Perėndisė tonė, duke u martuar me gra tė huaja?".

NEH 13:28 Njeri nga bijtė e Joadas, birit tė Elishibit, kryeriftit, ishte dhėndėr i Sanballatit, Horonitit; unė e pėrzura larg vetes.

NEH 13:29 Mbaji mend ata, o Perėndia im, sepse kanė ndotur priftėrinė dhe besėlidhjen e priftėrisė dhe tė Levitėve!

NEH 13:30 Kėshtu unė i pastrova nga ēdo person i huaj dhe caktova detyrat e priftėrinjve dhe tė Levitėve, secili nė detyrėn e vet.

NEH 13:31 Dhashė gjithashtu dispozita lidhur me ofertėn e druve nė kohė tė caktuara dhe lidhur me prodhimet e para. Mė kujto, o Perėndia im, pėr tė mė bėrė tė mira!

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase