Main Index: Albanian Bible

 

Nehemiah 8

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13]

NEH 8:1 Atėherė tėrė populli u mblodh si njė njeri i vetėm nė sheshin qė ishte pėrpara portės sė Ujėrave; i thanė pastaj shkruesit Ezdra tė sillte librin e ligjit tė Moisiut, qė Zoti i kishte dhėnė Izraelit.

NEH 8:2 Ditėn e parė tė muajit tė shtatė, prifti Ezdra solli ligjin para asamblesė sė burrave, tė grave dhe tė gjithė atyre qė ishin tė aftė tė kuptonin.

NEH 8:3 Pastaj e lexoi nė sheshin qė ndodhet pėrpara portės sė Ujėrave, nga agimi deri nė mesditė pėrpara burrave, grave dhe atyre qė ishin tė aftė tė kuptonin; dhe veshėt e tė gjithė popullit ndiqnin me vėmendje librin e ligjit.

NEH 8:4 Shkruesi Ezdra qėndronte mbi njė tribunė prej druri qė kishin bėrė pėr kėtė rast. Pranė tij ishin nė tė djathtė Matithiahu, Shema, Ananiahu, Uria, Hilkiahu dhe Maasejahu; nė tė majtė Pedajahu, Mishaeli, Malkijahu, Hashumi, Hashbadana, Zakaria dhe Meshulami.

NEH 8:5 Ezdra e hapi librin nė prani tė tė gjithė popullit, sepse rrinte mė lart se tėrė populli; sa e hapi, tėrė populli u ngrit nė kėmbė.

NEH 8:6 Ezdra bekoi Zotin, Perėndinė i madh, dhe tėrė populli u pėrgjigj: "Amen, amen", duke ngritur duart; pastaj u pėrkulėn dhe ranė pėrmbys me fytyrė pėr tokė pėrpara Zotit.

NEH 8:7 Jeshua, Bani, Sherebiahu, Jamini, Akubi, Shabethai, Hodijahu, Maasejahu, Kelita, Azaria, Jozabadi, Hanani, Pelajahu dhe Levitėt e ndihmonin popullin tė kuptonte ligjin, ndėrsa populli rrinte nė kėmbė nė vendin e tij.

NEH 8:8 Ata lexonin nė librin e ligjit tė Perėndisė nė mėnyrė tė qartė, duke shpjeguar domethėnien e tij, me qėllim qė tė kuptonin atė qė lexohej.

NEH 8:9 Nehemia, qė ishte qeveritari, Ezdra, prift dhe shkrues, dhe Levitėt qė e mėsonin popullin i thanė tėrė popullit: "Kjo ditė i shenjtėrohet Zotit, Perėndisė tuaj; mos mbani zi dhe mos qani!". Tėrė populli

NEH 8:10 Pastaj Nehemia u tha atyre: "Shkoni, hani, ushqime shumė tė shijshme dhe pini verėra tė ėmbla, dhe u ēoni racione atyre qė nuk kanė pėrgatitur asgjė, sepse kjo ditė i ėshtė shenjtėruar Zotit tonė. Mos u trishtoni, sepse gėzimi i Zotit ėshtė fuqia juaj".

NEH 8:11 Levitėt e mbanin nė heshtje tėrė popullin, duke thėnė: "Heshtni, sepse kjo ditė ėshtė e shenjtė. Mos u trishtoni!".

NEH 8:12 Atėherė tėrė populli shkoi tė hajė, tė pijė, t`u dėrgojė racione tė varfėrve dhe tė kremtojė me hare tė madhe, sepse ata i kishin kuptuar fjalėt qė u ishin shpjeguar.

NEH 8:13 Ditėn e dytė, krerėt e shtėpive atėrore tė tė gjithė popullit, priftėrinjtė dhe Levitėt u mblodhėn pranė Ezdras, shkruesit, pėr tė dėgjuar fjalėt e ligjit.

NEH 8:14 Gjetėn tė shkruar nė ligj qė Zoti kishte urdhėruar me anė tė Moisiut qė bijtė e Izraelit duhet tė banonin nė kasolle gjatė festės sė muajit tė shtatė,

NEH 8:15 dhe nė tė gjitha qytetet e tyre dhe nė Jeruzalem duhet tė pėrhapnin dhe tė shpallnin njė njoftim nė tė cilin tė thuhej: "Shkoni nė mal dhe sillni andej degė ulliri, degė ullastre, degė mėrsine, degė palme dhe degė me gjethe tė dendura, pėr tė bėrė kasolle, siē ėshtė shkruar".

NEH 8:16 Atėherė populli shkoi jashtė dhe solli degėt, dhe i ndėrtoi kasollet, kush mbi ēatinė e shtėpisė sė tij, kush nė oborrin e tij, tė tjerė nė oborret e shtėpisė sė Perėndisė, nė sheshin e portės tė Ujėrave dhe nė sheshin e portės sė Efraimit.

NEH 8:17 Kėshtu tėrė asambleja e atyre qė ishin kthyer nga robėria ndėrtoi kasolle dhe banoi nė to. Nga koha e Jozueut, birit tė Nunit, e deri nė atė ditė, bijtė e Izraelit nuk kishin bėrė asgjė tė tillė. Dhe qe njė gėzim shumė i madh.

NEH 8:18 Ezdra lexoi librin e ligjit tė Perėndisė ēdo ditė, nga dita e parė deri nė ditėn e fundit. E kremtuan festėn shtatė ditė; ditėn e tetė pati njė asamble solemne, siē e kėrkon ligji.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase