Main Index: Albanian Bible

 

1 Kings 21

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22]

1KINGS 21:1 Mbas kėtyre ngjarjeve, ndodhi qė Nabothi i Jezreelit kishte njė vresht nė Jezreel, afėr pallatit tė Ashabit, mbretit tė Samarisė.

1KINGS 21:2 Kėshtu Ashabi i foli Nabothit dhe i tha: "Mė jep vreshtin qė ta bėj kopsht perimesh, sepse ndodhet afėr shtėpisė sime. Nė kėmbim do tė jap njė vresht mė tė mirė ose, po tė tė pėlqejė mė tepėr, barasvlerėn nė tė holla".

1KINGS 21:3 Por Nabothi iu pėrgjigj Ashabit: "Tė mė ruajė Zoti tė tė lė trashėgiminė e etėrve tė mi!".

1KINGS 21:4 Prandaj Ashabi u kthye nė shtėpi i trishtuar dhe i zemėruar pėr pėrgjigjen qė Nabothi i Jezreelit i kishte dhėnė: "Nuk do tė jap trashėgiminė e etėrve tė mi!". Ra mbi shtratin e tij, ktheu kokėn mėnjanė dhe nuk deshi tė hante.

1KINGS 21:5 Atėherė Jezebeli, bashkėshortja e tij, iu afrua dhe i tha: "Pse e ke frymėn kaq tė trishtuar dhe nuk ha?".

1KINGS 21:6 Ai iu pėrgjigj: "Sepse fola me Nabothin e Jezreelit dhe i thashė: "Mė jep me para vreshtin tėnd ose, po tė tė pėlqejė mė shumė, tė tė jap njė vresht tjetėr si kėmbim". Por ai m`u pėrgjigj: "Nuk do tė tė jap vreshtin tim!"".

1KINGS 21:7 Atėherė gruaja e tij Jezebel i tha: "A nuk je ti qė mbretėron tani mbi Izrael? Ēohu, ha dhe zemra jote tė gėzohet; vreshtin e Nabothit nė Jezreel do tė ta jap unė".

1KINGS 21:8 Kėshtu ajo shkroi disa letra nė emėr tė Ashabit, i vulosi me vulėn e kėtij dhe ua dėrgoi pleqve dhe parisė qė banonin nė po atė qytet me Nabothin.

1KINGS 21:9 Nė letrat ajo shkruante kėshtu: "Shpallni agjėrimin dhe e ulni Nabothin nė rreshtin e parė pėrpara popullit;

1KINGS 21:10 i vini pėrballė dy njerėez tė poshtėr qė tė deponojnė kundėr tij, duke thėnė: "Ti ke blasfemuar Perėndinė dhe mbretin"; pastaj ēojeni jashtė, goditeni me gurė dhe kėshtu tė vdesė".

1KINGS 21:11 Njerėzit e qytetit tė Nabothit, pleqtė dhe paria qė banonin nė qytetin e tij vepruan ashtu si Jezebeli kishte dėrguar t`u thoshte, siē ishte shkruar nė letrat qė u kishte drejtuar.

1KINGS 21:12 Shpallėn agjerimin dhe e ulėn Nabothin pėrpara popullit.

1KINGS 21:13 Pastaj erdhėn dy njerėz tė poshtėr qė u ulėn pėrballė tij; dhe kėta dy tė poshtėr deponuan kundėr Nabothit pėrpara popullit, duke thėnė: "Nabothi ka mallkuar Perėndinė dhe mbretin". Pastaj e ēuan jashtė qytetit dhe e vranė me gurė; kėshtu ai vdiq.

1KINGS 21:14 Pas kėsaj i ēuan fjalė Jezebelit: "Nabothi u vra me gurė dhe vdiq".

1KINGS 21:15 Kur Jezebeli mėsoi qė Nabothi ishte vrarė me gurė dhe kishte vdekur, i tha Ashabit: "Ēohu dhe shtjere nė dorė vreshtin e Nabothit nė Jezreel, qė ai nuk pranoi tė tė japė me para, sepse Nabothi nuk jeton mė, por ka vdekur".

1KINGS 21:16 Me tė dėgjuar Ashabi qė Nabothi kishte vdekur, u ngrit dhe u nis pėr tė shtėnė nė dorė vreshtin e Nabothit nė Jezreel.

1KINGS 21:17 Atėherė fjala e Zotit iu drejtua Elias, Tishbitit, me kėto fjalė, duke i thėnė:

1KINGS 21:18 "Ēohu dhe dil para Ashabit, mbretit tė Izraelit, qė banon nė Samari; Ja, ai ėshtė nė vreshtin e Nabothit, ku ka shkuar pėr ta shtėnė nė dorė.

1KINGS 21:19 Do t`i flasėsh kėshtu: Kėshtu thotė Zoti: "Nė fillim vrave njė njeri dhe pastaj i rrėmbeve pronėn". Pastaj t`i thuash: Kėshtu thotė Zoti: "Po nė atė vend ku qentė kanė lėpirė gjakun e Nabothit, ata kanė pėr tė lėpirė edhe gjakun tėnd"".

1KINGS 21:20 Ashabi i tha Elias: "Mė gjete pra, o armiku im?". Elia u pėrgjigj: "Po, tė gjeta, sepse je shitur pėr tė bėrė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit.

1KINGS 21:21 Ja, unė do tė sjell mbi ty fatkeqėsinė, do t`i zhduk tėrė pasardhėsit e tu dhe do tė shfaros nga shtėpia e Ashabit ēdo mashkull, skllav apo i lirė nė Izrael.

1KINGS 21:22 Do ta bėj shtėpinė tėnde si shtėpinė e Jeroboamit, birit tė Nabatit, dhe si shtėpinė e Baashas, birit tė Ahijahut, sepse ti ke nxitur zemėrimin tim dhe e ke bėrė Izraelin tė mėkatojė.

1KINGS 21:23 Edhe pėr sa i pėrket Jezebelit, Zoti flet dhe thotė: "Qentė do ta hanė Jezebelin poshtė mureve tė Jezreelit".

1KINGS 21:24 Ata tė Ashabit qė do tė vdesin nė qytet do t`i hanė qentė, ata qė do tė vdesin pėrkundrazi nė ara do t`i hanė shpendėt e qiellit".

1KINGS 21:25 Nė tė vėrtetė nuk pati kurrė ndonjė njeri qė u shit pėr tė bėrė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit si Ashabi, sepse ishte i shtyrė nga gruaja e tij Jezebeli.

1KINGS 21:26 Ai u suall nė mėnyrė tė neveritshme duke u dhėnė pas idhujve, ashtu si kishin bėrė Amorejtė qė Zoti i kishte dėbuar pėrpara bijve tė Izraelit.

1KINGS 21:27 Kur Ashabi dėgjoi kėto fjalė, grisi rrobat e tij, e mbuloi trupin me njė thes dhe agjeroi; binte nė shtrat i mbėshtjellė me thesin dhe ecte si i pėrvuajtur.

1KINGS 21:28 Atėherė fjala e Zotit iu drejtua Elias, Tishbitit, duke i thėnė:

1KINGS 21:29 "A e pe si u poshtėrua Ashabi para meje? Duke qenė se u poshtėrua para meje, unė nuk do ta godas me fatkeqėsinė sa ėshtė i gjallė, por do tė dėrgoj fatkeqėsinė mbi shtėpinė e tij gjatė jetės sė birit tė tij".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase