Main Index: Albanian Bible

 

1 Kings 12

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22]

1KINGS 12:1 Roboami shkoi nė Sikem, sepse tėrė Izraeli kishte ardhur aty pėr ta bėrė mbret.

1KINGS 12:2 Kur Jeroboami, bir i Nebatit, e mėsoi kėtė (ai ishte nė Egjipt, ku kishte ikur larg pranisė sė mbretit Salomon), dhe Jeroboami jetonte nė Egjipt.

1KINGS 12:3 Atėherė dėrguan ta thėrrasin. Kėshtu Jeroboami dhe tėrė asambleja e Izraelit erdhėn t`i flasin Roboamit dhe i thanė:

1KINGS 12:4 "Yt atė e ka bėrė zgjedhėn tonė tė rėnde; tani ti lehtėso skllavėrinė e ashpėr tė atit tėnd dhe zgjedhėn e rėndė qė na ka imponuar dhe ne do tė tė shėrbejmė".

1KINGS 12:5 Ai iu pėrgjigj atyre: "Shkoni dhe kthehuni tek unė pas tri ditėve". Dhe populli iku.

1KINGS 12:6 Atėherė mbreti Roboam u kėshillua me pleqtė qė kishin qenė nė shėrbim tė atit tė tij, Salomonit, kur ishte i gjallė, dhe u tha: "Ēfarė mė kėshilloni t`i pėrgjigjem kėtij populli?".

1KINGS 12:7 Ata iu pėrgjigjėn, duke thėnė: "Nė rast se sot ti do tė bėhesh shėrbėtor i kėtij populli dhe do t`i shėrbesh, nė rast se do tė tregohesh mirėdashės me ta dhe do t`u thuash fjalė tė mira, ata do tė jenė shėrbėtorė tė tu pėrjetė".

1KINGS 12:8 Por Roboami hodhi poshtė kėshillėn qė i dhanė pleqtė dhe u kėshillua me tė rinjtė qė ishin rritur me tė dhe ishin nė shėrbim tė tij,

1KINGS 12:9 dhe u tha atyre: "Ēfarė mė kėshilloni t`i pėrgjigjem kėtij populli qė mė foli, duke mė thėnė: "Lehtėso zgjedhėn qė na ka vėnė yt atė"?".

1KINGS 12:10 Atėherė tė rinjtė qė ishin rritur me tė iu pėrgjigjėn, duke thėnė: "Kėshtu do t`i pėrgjigjesh kėtij populli qė tė ėshtė drejtuar ty duke tė thėnė: "Yt atė e ka bėrė tė rėndė zgjedhėn tonė; tani ti lehtėsoje atė". Kėshtu do t`u thuash atyre: "Gishti im i vogėl ėshtė mė i trashė nga brinjėt e atit tim;

1KINGS 12:11 prandaj, nė qoftė se im atė ju ka ngarkuar me njė zgjedhė tė rėndė, unė do ta bėj atė edhe mė tė rėndė; nė qoftė se im atė ju ka dėnuar me fshikull, unė do t`ju dėnoj me kamxhik"".

1KINGS 12:12 Tri ditė mė vonė Jeroboami dhe tėrė populli erdhėn te Roboami, ashtu si kishte urdhėruar mbreti, duke thėnė: "Kthehuni tek unė pas tri ditėve".

1KINGS 12:13 Mbreti iu pėrgjigj ashpėr popullit, duke mos pranuar kėshillėn qė i kishin dhėnė pleqtė;

1KINGS 12:14 pėrkundrazi i foli popullit sipas kėshillės sė tė rinjve, duke thėnė: "Im atė e ka bėrė tė rėndė zgjedhėn tuaj; por unė do ta bėj edhe mė tė rėndė; im atė ju ka dėnuar me fshikull, kurse unė do t`ju dėnoj me kamxhik".

1KINGS 12:15 Kėshtu mbreti nuk mori parasysh kėrkesėn e popullit, sepse rrjedha e ngjarjeve varej nga Zoti, nė mėnyrė qė tė pėrmbushej fjala qė Zoti i kishte drejtuar Jeroboamit, birit tė Nebatit, me anė tė Ahijahut nga Shiloh.

1KINGS 12:16 Kur tėrė Izraeli pa qė mbreti nuk e dėgjonte, iu pėrgjigj atij duke i thėnė: "Ēfarė pjese kemi ne me Davidin? Nuk kemi asnjė trashėgimi me tė birin e Isait! Nė ēadrat e tua, o Izrael! Tani kujdesohu

1KINGS 12:17 Por mbi bijtė e Izraelit qė banonin nė qytetet e Judės mbretėronte Roboami.

1KINGS 12:18 Mbreti Roboam dėrgoi Adoramin, tė ngarkuarin me haraēet, por tėrė Izraeli e qėlloi me gurė dhe ai vdiq. Atėherė mbreti Roboam shpejtoi tė hipė mbi njė qerre pėr tė ikur nė Jeruzalem.

1KINGS 12:19 Kėshtu Izraeli ngriti krye kundėr shtėpisė sė Davidit deri nė ditėn e sotme.

1KINGS 12:20 Kur tėrė Izraeli dėgjoi qė Jeroboami ishte kthyer, dėrgoi ta thėrrasė dhe tė paraqitej pėrpara asamblesė dhe, e bėri mbret mbi tėrė Izraelin. Asnjeri nuk e ndoqi shtėpinė e Davidit, me pėrjashtim tė tė vetmit fis tė Judės.

1KINGS 12:21 Roboami, me tė arritur nė Jeruzalem, mblodhi tėrė shtėpinė e Judės dhe fisin e Beniaminit, njėqind e tetėdhjetė mijė luftėtarė tė zgjedhur pėr tė luftuar kundėr shtėpisė sė Izraelit dhe pėr t`i kthyer kėshtu mbretėrinė Roboamit, birit tė Salomonit.

1KINGS 12:22 Por fjala e Perėndisė iu drejtua Shemajahut, njeriut tė Perėndisė, duke i thėnė:

1KINGS 12:23 "Folė me Roboamin, birin e Salomonit, mbret tė Judės, me tėrė shtėpinė e Judės dhe tė Beniaminit dhe pjesės tjetėr tė popullit, dhe u thuaj atyre:

1KINGS 12:24 Kėshtu flet Zoti: "Mos dilni tė luftoni kundėr vėllezėrve tuaj, bijve tė Izraelit! Secili tė kthehet nė shtėpinė e tij, sepse kjo gjė vjen nga unė". Ata iu bindėn fjalės tė Zotit dhe u kthyen prapa, sipas fjalės tė Zotit.

1KINGS 12:25 Pastaj Jeroboami ndėrtoi Sikemin nė zonėn malore tė Efraimit dhe u vendos aty; pastaj doli qė andej dhe ndėrtoi Penuelin.

1KINGS 12:26 Jeroboami tha nė zemėr tė vet: "Tani mbretėria do t`i kthehet me sa duket shtėpisė sė Davidit.

1KINGS 12:27 Nė rast se ky popull shkon nė Jeruzalem pėr t`ė ofruar flijime nė shtėpinė e Zotit, zemra e kėtij populli do tė kthehet pėrsėri nga zotėria e tij, nga Roboami, mbret i Judės; kėshtu do tė mė vrasin dhe do tė kthehen nga Roboami, mbret i Judės".

1KINGS 12:28 Mbasi u kėshillua, mbreti bėri dy viēa prej ari dhe i tha popullit: "Éshtė shumė pėr ju tė shkoni deri nė Jeruzalem! O Izrael, ja ku janė perėnditė e tua qė tė kanė nxjerrė nga vendi i Egjiptit!".

1KINGS 12:29 Pastaj vendosi njerin prej tyre nė Bethel dhe tjetrin nė Dan.

1KINGS 12:30 Ky ishte shkaku i mėkatit, sepse populli shkonte deri nė Dan pėr tė rėnė pėrmbys pėrpara njė viēi.

1KINGS 12:31 Ai ndėrtoi edhe tempuj mbi vendet e larta dhe bėri priftėrinj duke i marrė nga tė gjitha shtresat, por qė nuk ishin bij tė Levit.

1KINGS 12:32 Jeroboami caktoi njė festė nė muajin e tetė, ditėn e pesėmbėdhjetė tė muajit, tė njėllojtė me festėn qė kremtohej nė Judė dhe ofroi flijime mbi altarin. Kėshtu veproi nė Bethel pėr tė flijuar viēat qė ai kishte bėrė; dhe nė Bethel vendosi priftėrinjtė e vendeve tė larta qė kishte ngritur.

1KINGS 12:33 Ditėn e pesėmbėdhjetė tė muajit tė tetė, muaj i zgjedhur nga ai vetė, Jeroboami u ngjit nė altarin qė kishte ndėrtuar nė Bethel; caktoi njė festė pėr bijtė e Izraelit dhe u ngjit nė altar pėr tė djegur temjan.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase