Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Hebrews 5

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13]

HEB 5:1 kështu ai mund të ketë dhembshuri për ata që janë të paditur dhe të gënjyer, sepse edhe ai është i veshur me dobësi,

HEB 5:2 dhe për këtë arsye është i detyruar të ofrojë flijime për fajet, si për popullin ashtu edhe për veten e tij.

HEB 5:3 Dhe askush nuk e merr këtë nder prej vetes së tij, po ai që thirret nga Perëndia, sikurse Aaroni.

HEB 5:4 Kështu edhe Krishti nuk e përvetësoi ai vetë lavdinë që të bëhet kryeprift, por ia dha Ai që i tha: ''Ti je im Bir, sot ti më linde'',

HEB 5:5 dhe ashtu si thuhet diku gjetiu: ''Ti je prift përjetë, sipas rendit të Melkisedekut''.

HEB 5:6 I cili, në ditët e mishit të tij, me klithma të larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia.

HEB 5:7 Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi,

HEB 5:8 dhe, si u bë i përkryer, u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që që i binden,

HEB 5:9 duke qenë i shpallur kryeprift nga Perëndiaa sipas rendit të Melkisedekut,

HEB 5:10 për të cilin kemi shumë gjëra për të thënë, por të vështira për t'u shpjeguar, sepse ju jeni rënduar nga veshët për të dëgjuar.

HEB 5:11 Sepse, ndonëse tashmë duhet të ishit mësues, keni përsëri nevojë që t'ju mësojnë njohuritë e para të orakujve të Perëndisë, dhe keni nevojë për qumësht, dhe jo për ushqime të forta.

HEB 5:12 Sepse kushdo që ushqehet me qumësht nuk ka përvojën e fjalës së drejtësisë, sepse është foshnjë;

HEB 5:13 kurse ushqimi i fortë është për të rriturit, të cilët, nga përvoja, i kanë të zhvilluara vetitë për të dalluar të mirën dhe të keqen.

HEB 5:14 Prandaj, duke e lënë fjalën e fillimit të Krishtit, le të synojmë përkryerjen, pa hedhur përsëri themel pendimi nga vepra të vdekura dhe nga besimi te Perëndia,

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase