Main Index: Albanian Bible UTF8

 

2 Timothy 4

[1] [2] [3] [4]

2TIM 4:1 prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë.

2TIM 4:2 Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët

2TIM 4:3 dhe do t'i largojnë veshët nga e vërteta e do t'i sjellin drejt përrallave.

2TIM 4:4 Por ti rri syçelë në çdo gjë, duro vuajtjet, kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde.

2TIM 4:5 Sa për mua, po derdhem si ofertë pije, dhe koha e nisjes sime arriti.

2TIM 4:6 Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.

2TIM 4:7 Pas kësaj më pret gati kurora e drejtësisë që Perëndia, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë, dhe jo vetëm mua, por edhe gjithë atyre që presin me dashuri të shfaqurit e tij.

2TIM 4:8 Përpiqu të vish shpejt tek unë,

2TIM 4:9 sepse Dema më la, sepse deshi këtë botë, dhe iku në Thesaloniki; Kreshenci në Galati, Titi në Dalmaci.

2TIM 4:10 Me mua është vetëm Lluka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shumë të dobishëm për shërbesë.

2TIM 4:11 Tikikun e dërgova në Efes.

2TIM 4:12 Kur të vish, sill mantelin që lashë në Troadë, pranë Karpit, dhe librat, sidomos pergamenat.

2TIM 4:13 Aleksandri, remtari, më bëri shumë të këqija; Zoti ia shpagoftë sipas veprave të tij.

2TIM 4:14 Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qenë kundërshtar i madh i fjalëve tona.

2TIM 4:15 Në mbrojtjen time të parë në gjyq askush nuk qe me mua, por të gjithë më lanë; kjo të mos u numërohet për faj.

2TIM 4:16 Por Zoti më ndenji pranë dhe më dha fuqi, që me anën time predikimi i ungjillit të kryhej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë johebrenjtë; dhe unë shpëtova nga goja e luanit.

2TIM 4:17 Edhe Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve. Amen.

2TIM 4:18 Të fala Prishilës dhe Akuilës dhe shtëpisë së Onesiforit.

2TIM 4:19 Erasti mbeti në Korint, por Trofimin e lashë të sëmurë në Milet.

2TIM 4:20 Përpiqu të vish përpara dimrit. Të përshëndetin Eubuli, Pudenti, Lini, Klaudja dhe të gjithë vëllezërit.

2TIM 4:21 Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënde! Hiri qoftë me ju! Amen.

2TIM 4:22 Pali, shërbëtor i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohjes të së vërtetës që është sipas perëndishmërisë,

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase