Main Index: Albanian Bible UTF8

 

1 Thessalonians 5

[1] [2] [3] [4] [5]

1THESS 5:1 sepse ju vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën.

1THESS 5:2 Sepse, kur thonë: "Paqe dhe siguri", atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.

1THESS 5:3 Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t'ju zërë në befasi si një vjedhës.

1THESS 5:4 Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.

1THESS 5:5 Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.

1THESS 5:6 Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.

1THESS 5:7 Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.

1THESS 5:8 Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,

1THESS 5:9 i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të.

1THESS 5:10 Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bëni.

1THESS 5:11 Tashmë, vëllezër, ju lutemi të keni respekt për ata që mundohen midis jush, që janë në krye ndër ju në Zotin dhe që ju qortojnë,

1THESS 5:12 edhe t'i vlerësoni shumë në dashuri për veprën e tyre. Jetoni në paqe midis jush.

1THESS 5:13 Tani, vëllezër, ju bëjmë thirrje t'i qortoni të parregulltit, të ngushëlloni zemërlëshuarit, të ndihmoni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë.

1THESS 5:14 Vështroni se mos dikush t'ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njeri tjetri edhe te të gjithë.

1THESS 5:15 Jini gjithmonë të gëzuar.

1THESS 5:16 Lutuni pa pushim.

1THESS 5:17 Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.

1THESS 5:18 Mos e shuani Frymën.

1THESS 5:19 Mos i përbuzni profecitë.

1THESS 5:20 Provoni të gjitha, mbani të mirën.

1THESS 5:21 Hiqni dorë nga çdo dukje e ligë.

1THESS 5:22 Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.

1THESS 5:23 Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.

1THESS 5:24 Vëllezër, lutuni për ne.

1THESS 5:25 Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë.

1THESS 5:26 Ju përbetoj për Zotin që kjo letër t'u lexohet gjithë vëllezërve të shenjtë.

1THESS 5:27 Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju. Amen.

1THESS 5:28 Pali, Silvani dhe Timoteu, kishës së Thesalonikasve, që është në Perëndinë, Atin tonë, dhe në Zotin Jezu Krisht:

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase