Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Galatians 5

[1] [2] [3] [4] [5] [6]

GAL 5:1 Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju bëjë dobi aspak.

GAL 5:2 Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin.

GAL 5:3 Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë poshtë nga hiri.

GAL 5:4 Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,

GAL 5:5 sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.

GAL 5:6 Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës?

GAL 5:7 Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret.

GAL 5:8 Pak maja e bën të vijë gjithë brumin.

GAL 5:9 Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin.

GAL 5:10 Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë.

GAL 5:11 Oh, sikur ata që ju turbullojnë, të gjymtoheshin vetë!

GAL 5:12 Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t'i shërbeni njëri-tjetrit.

GAL 5:13 Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.

GAL 5:14 Sepse nëse ju kafshoni dhe hani njëri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njëri nga tjetri.

GAL 5:15 Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit,

GAL 5:16 sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.

GAL 5:17 Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj.

GAL 5:18 Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,

GAL 5:19 idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet,

GAL 5:20 smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

GAL 5:21 Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.

GAL 5:22 Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.

GAL 5:23 Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.

GAL 5:24 Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.

GAL 5:25 Le të mos jemi mburravecë, duke provokuar dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin.

GAL 5:26 Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase