Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Jonah 2

[1] [2] [3] [4]

JON 2:1 Atëherë Jona iu lut Zotit, Perëndisë të tij, nga barku i peshkut dhe tha:

JON 2:2 "Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dëgjove zërin tim.

JON 2:3 Më hodhe në një vend të thellë, në zemër të deteve, rryma më mori dhe gjithë dallgët e tua dhe valët e tua më kaluan sipër.

JON 2:4 Atëherë thashë: U dëbova nga prania jote. Megjithatë do të shikoj akoma në drejtim të tempullit tënd të shenjtë.

JON 2:5 Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime.

JON 2:6 Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje për gjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im.

JON 2:7 Kur shpirti im po ligështohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, në tempullin tënd të shenjtë.

JON 2:8 Ata që jepen pas kotësive të rreme braktisin vetë burimin e hirit të tyre.

JON 2:9 Por unë me zëra lëvdimi do të ofroj flijime dhe do të plotësoj betimet që kam bërë. Shpëtimi i përket Zotit".

JON 2:10 Atëherë Zoti i foli peshkut dhe peshku e volli Jonan në breg.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase