Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Song of Solomon 7

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8]

SONG 7:1 Sa të bukura janë këmbët e tua në këpucë, o bija e princit! Pjesët e rrumbullakta të ijëve të tua janë si stolira, vepër e dorës së një artisti.

SONG 7:2 Kërthiza jote është një kupë e rrumbullakët, ku nuk mungon kurrë vera aromatike. Barku yt është një tog gruri, i rrethuar nga zambakë.

SONG 7:3 Dy sisët e tua janë si dy kaproj të vegjel, binjake të gazelave.

SONG 7:4 Qafa jote është si një kullë fildishi, sytë e tu janë si ato të pellgjeve të Heshbonit pranë portës së Bath-Rabimit. Hunda jote është si kulla e Libanit, që shikon në drejtim të Damaskut.

SONG 7:5 Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli dhe flokët e kokës sate janë purpur; një mbret u zu rob i gërshetave të tua.

SONG 7:6 Sa e bukur je dhe sa e hijshme je, o e dashura ime, me të gjitha ëndjet që siguron!

SONG 7:7 Shtati yt është i njëllojtë me atë të palmës dhe sisët e tua janë si vile.

SONG 7:8 Kam thënë: "Do të ngjitem mbi palmë dhe do të kap degët e saj". Qofshin sisët e tua si vilet e rrushit, aroma e frymës sate si ajo e mollëve,

SONG 7:9 dhe të puthurat e gojës sate si një verë e zgjedhur, që zbret ëmbël për të kënaqur dëshirën time, duke çikur shumë lehtë buzët e atij që fle.

SONG 7:10 Unë jam e të dashurit tim dhe ai më dëshiron.

SONG 7:11 Eja, i dashuri im, le të dalim nëpër fusha, ta kalojmë natën nëpër fshatra!

SONG 7:12 Të çohemi shpejt në mëngjes për të shkuar në vreshtat dhe për të parë në qoftë se vreshti ka lëshuar llastarë, në se kanë çelur lulet e tij dhe në se shegët kanë lulëzuar. Aty do të jap dashurinë time.

SONG 7:13 Madërgonat përhapin aromën e tyre dhe mbi portat tona ka fryte të zgjedhura të çdo lloji, të freskëta dhe të thata, që i kam ruajtur për ty, i dashuri im.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase