Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Esther 6

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10]

ESTHER 6:1 Atë natë mbretin nuk e zinte gjumi. Atëherë urdhëroi që t'i sillnin librin e ngjarjeve për t'u mbajtur mend, Kronikat; dhe u lexua para mbretit.

ESTHER 6:2 U gjet e shkruar që Mardokeu kishte denoncuar Bigthanan dhe Tereshin, dy eunukët e mbretit midis derëtarëve, që kishin kërkuar të shtrinin dorën kundër mbretit Asuero.

ESTHER 6:3 Atëherë mbreti pyeti: "Çfarë nderimi dhe shpërblimi iu dha Mardokeu për këtë?". Shërbëtorët e mbretit që i shërbenin u përgjigjën: "Nuk u bë asgjë për të".

ESTHER 6:4 Atëherë mbreti tha: "Kush është në oborr?". (Hamani sapo kishte hyrë në oborrin e jashtëm të pallatit të mbretit, për t'i kërkuar mbretit që ta varte Mardokeun në trekëmbëshin që kishte përgatitur për të).

ESTHER 6:5 Shërbëtorët e mbretit iu përgjigjën: "Ja, Hamani është në oborr". Mbreti tha: "Lëreni të hyjë".

ESTHER 6:6 Atëherë Hamani hyri dhe mbreti i tha: "Çfarë duhet t'i bëhet një njeriu që mbreti dëshiron ta nderojë?". Hamani mendoi në zemër të vet: "Cilin do të donte të nderonte mbretin më shumë se mua?".

ESTHER 6:7 Hamani iu përgjigj mbretit: "Për njeriun që mbreti dëshiron të nderojë,

ESTHER 6:8 të merret rroba mbretërore që ka veshur mbreti dhe kali mbi të cilin ka hipur dhe të vihet mbi kokën e tij një kurorë mbretërore.

ESTHER 6:9 T'i dorëzohet rrobja dhe kali njerit prej princave më fisnikë të mbretit dhe t'i vishen rrobat njeriut që mbreti dëshiron të nderojë; pastaj të çohet me kalë nëpër rrugët e qytetit dhe të shpallet para tij: "Kështu veprohet me njeriun që mbreti dëshëron të nderojë!"".

ESTHER 6:10 Atëherë mbreti i tha Hamanit: "Shpejto, merr rroben dhe kalin, siç e the, dhe vepro kështu me Judeun Mardoke, që rri ulur pranë portës së mbretit, mos lër pa kryer asgjë nga ato që ke thënë".

ESTHER 6:11 Hamani mori, pra, rroben dhe kalin, ia veshi Mardokeut rroben dhe e çoi me kalë nëpër rrugët e qytetit, duke shpallur para tij: "Kështu veprohet me njeriun që mbreti dëshëron të nderojë!".

ESTHER 6:12 Pastaj Mardokeu u kthye te porta e mbretit, por Hamani nxitoi të kthehet në shtëpinë e vet, i pikëlluar dhe kokëmbuluar.

ESTHER 6:13 Hamani i tregoi bashkëshortes së tij Zeresh dhe gjithë miqve të tij të gjitha sa i kishin ngjarë. Atëherë njerëzit e urtë dhe gruaja e tij Zeresh i thanë: "Në qoftë se Mardokeu para të cilit ke filluar të biesh është nga fisi i Judejve, ti nuk do të arrish të fitosh kundër tij, por do të rrëzohesh plotësisht para tij".

ESTHER 6:14 Ata po flisnin akoma me të, kur arritën eunukët e mbretit, të cilët nxituan ta çonin Hamanin në banketin që Ester i kishte përgatitur.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase