Main Index: Albanian Bible

 

Revelation 17

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22]

REV 17:1 Dhe erdhi njė nga tė shtatė engjėjt qė kishin tė shtatė kupat, dhe foli me mua dhe mė tha: ``Eja, do tė tė tregoj gjyqin e kurvės sė madhe qė ėshtė ulur nė ujėra tė shumta,

REV 17:2 mė tė cilėn u kurvėruan mbretėrit e dheut, dhe banorėt e dheut u dehėn me verėn e kurvėrisė sė saj``.

REV 17:3 Dhe mė ēoi nė Frymė nė njė shkretėtirė, dhe pashė njė grua qė rrinte mbi njė bishė tė kuqe, plot me emra blasfemie dhe qė kishte shtatė krerė dhe dhjetė brirė.

REV 17:4 Edhe gruaja ishte veshur me purpur dhe me tė kuq tė ndezur, e stolisur me ar, gurė tė ēmuar dhe me margaritarė; kishte nė dorė njė kupė ari plot me neveritė dhe ndyrėsitė e kurvėrimit tė saj.

REV 17:5 Dhe mbi ballin e saj ishte shkruar njė emėr: ``Misteri, Babilona e madhe, nėna e lavirave dhe e neverive tė dheut``.

REV 17:6 Dhe e pashė gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorėve dhe nga gjaku i martirėve tė Jezusit. Dhe, kur e pashė, u ēudita me ēudi tė madhe.

REV 17:7 Dhe engjėlli mė tha: ``Pėrse ēuditesh? Unė do tė tė tregoj misterin e gruas dhe tė bishės qė e mban atė, e cila ka shtatė krerė dhe dhjetė brirė.

REV 17:8 Bisha, qė pe, ishte, edhe nuk ėshtė, dhe do tė ngjitet nga humnera dhe do tė vejė nė pėrhumbje; dhe banorėt e dheut, emrat e tė cilėve nuk janė shkruar nė librin e jetės qė nga krijimi i botės, do tė ēuditen kur tė shohin bishėn qė ishte, dhe nuk ėshtė, ndonėse ėshtė.

REV 17:9 Kėtu ėshtė mendja qė ka dituri: tė shtatė krerėt janė shtatė male, ku ulet gruaja,

REV 17:10 dhe mbretėr janė shtatė; pesė kanė rėnė, njė ėshtė dhe tjetri nuk ka ardhur ende; dhe, kur tė vijė, pak kohė do tė mbetet.

REV 17:11 Dhe bisha qė ishte, dhe nuk ėshtė mė, ėshtė edhe ajo i teti mbret, dhe ėshtė nga tė shtatėt dhe shkon nė pėrhumbje.

REV 17:12 Tė dhjetė brirėt, qė pe, janė dhjetė mbretėr, tė cilėt nuk kanė marrė ende mbretėrinė, por do tė marrin pushtet si mbretėr, njė orė, bashkė me bishėn.

REV 17:13 Kėta kanė njė qėllim, dhe do t`ia japin fuqinė dhe pushtetin e tyre bishės.

REV 17:14 Ata do tė luftojnė kundėr Qengjit dhe Qengji do t`i mundė, sepse ai ėshtė Zot i zotėrve dhe Mbret i mbretėrve; dhe ata qė janė me tė janė tė thirrur, tė zgjedhur dhe besnikė``.

REV 17:15 Pastaj mė tha: ``Ujėrat qė ke parė, ku ulet lavirja, janė popuj dhe turma, dhe kombe, dhe gjuhė.

REV 17:16 Dhe tė dhjetė brirėt qė ke parė mbi bishėn, kėta do tė urrejnė laviren, do ta bėjnė tė shkretė dhe lakuriq, dhe do tė hanė mishrat e saj dhe do ta djegin nė zjarr.

REV 17:17 Sepse Perėndia u dha nė zemėr atyre tė kryejnė mendjen e tij, tė bėhen nė njė mendje, edhe t`i japin bishės mbretėrinė e tyre, gjersa tė plotėsohen fjalėt e Perėndisė.

REV 17:18 Dhe gruaja qė pe ėshtė qyteti i madh, qė mbretėron mbi mbretėritė e dheut``.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase