Main Index: Albanian Bible

 

2 Corinthians 11

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13]

2COR 11:1 Oh, sa do tė dėshiroja qė ju tė duronit pak marrėzi me mua! Po nė fakt, ju mė duroni.

2COR 11:2 Jam xheloz pėr ju me xhelozinė e Perėndisė, sepse ju fejova me njė burrė, qė t`ju nxjerr para Krishtit si virgjėreshė tė dlirė.

2COR 11:3 Por druaj se, ashtu si gjarpėri e gėnjeu Evėn me dinakėrinė e tij, kėshtu edhe mendja juaj tė mos prishet duke u shmangur nga thjeshtėsia ndaj Krishtit.

2COR 11:4 Sepse, po tė vinte dikush dhe t`ju predikonte njė Jezus tjetėr, qė ne nuk e kemi predikuar, ose, po tė merrnit njė frymė tjetėr qė nuk e keni marrė, ose njė ungjill tjetėr qė nuk e keni pranuar, do ta duronit fort mirė.

2COR 11:5 Unė mendoj se nuk kam qenė aspak mė poshtė nga apostujt mė tė shquar.

2COR 11:6 Dhe, megjithėse jam i thjeshtė nė tė folur, nuk jam i tillė nė dituri; madje me tė gjitha mėnyrat dhe nė tė gjitha gjėrat jua kemi treguar.

2COR 11:7 Mos vallė bėra mėkat duke e ulur veten time qė tė lartoheni ju, sepse ju kam predikuar falas ungjillin e Perėndisė?

2COR 11:8 Unė shfyrtėsova kishat e tjera, duke marrė njė rrogė qė t`ju shėrbej juve.

2COR 11:9 Dhe, kur isha midis jush dhe isha nevojtar, nuk iu bėra barrė askujt; sepse nevojat e mia i plotėsuan vėllezėrit qė erdhėn nga Maqedonia; dhe nė ēdo gjė u ruajta qė tė mos ju bėhem barrė ju, edhe pėr tė ardhmen do tė ruhem.

2COR 11:10 Duke qenė se e vėrteta e Krishtit ėshtė nė mua, kjo mburrje, pėrsa mė pėrket mua, nuk do tė mė ndalohet nė vendet e Akaisė.

2COR 11:11 Pse? Ndoshta sepse nuk ju dua? Perėndia e di.

2COR 11:12 Por atė qė bėj, do ta bėj pėrsėri, qė t`u pres ēdo shkas atyre qė duan shkas, qė ata tė gjenden si edhe ne, nė atė gjė, pėr tė cilėn mburren.

2COR 11:13 Tė tillė apostuj tė rremė, janė punėtorė hileqarė, qė shndėrrohen nė apostuj tė Krishtit.

2COR 11:14 Dhe nuk ėshtė pėr t`u ēuditur, sepse Satanai vet shndėrrohet nė engjėll drite.

2COR 11:15 Nuk ėshtė, pra, gjė e madhe, nėse edhe punėtorėt e tij shndėrrohen nė punėtorė (marrin trajtėn e punėtorėve) tė drejtėsisė, fundi i tė cilėve do tė jetė sipas veprave tė tyre.

2COR 11:16 Po e them pėrsėri: Askush tė mos mendojė se jam i marrė; nė mos, mė pranoni edhe si tė marrė, qė edhe unė tė mburrem pakėz.

2COR 11:17 Atė qė po them nė mburrjen e guximit tim, nuk po e them sipas Zotit, por nė marrėzi.

2COR 11:18 Duke qenė se shumė vetė mburren sipas mishit, edhe unė do tė mburrem.

2COR 11:19 Sepse ju qė jeni tė ditur, i duroni lehtė tė marrėt.

2COR 11:20 Sepse tashmė ju duroni, nėse dikush ju robėron, nėse dikush ju gllabėron, nėse dikush ju grabit, nėse dikush krenohet, nėse dikush ju godet nė fytyrė.

2COR 11:21 Flas pėr turpin tim, sikurse ne tė ishim tė dobėt; megjithatė nė ēdo gjė qė dikush guxon, po flas si i marrė, marr guxim edhe unė.

2COR 11:22 Janė ata Hebrenj? Jam edhe unė! Janė ata Izraelitė? Jam edhe unė! janė ata pasardhės tė Abrahamit? Jam edhe unė.

2COR 11:23 Janė ata shėrbėtorė tė Krishtit? Po flas si i pamend, unė jam edhe mė tepėr si kėta; nė mundime mė tepėr, nė goditje mė tepėr, nė burgje mė tepėr dhe shpesh nė rrezik pėr vdekje.

2COR 11:24 Nga Judenjtė mora pesė herė nga dyzetė kamxhike pa njė.

2COR 11:25 Tri herė mė rrahėn me shkopinj, njė herė mė qėlluan me gurė, tri herė m`u mbyt anija nė det, kalova njė ditė e njė natė nė humnerė.

2COR 11:26 Nė udhėtime tė shpeshta nė rreziqe lumenjsh, nė rreziqe kusarėsh, nė rrezik nga ana e bashkėtdhetarėve, rreziqe nga ana johebrenjve, rreziqe nė qytet, rreziqe nė shkretėtirė, rreziqe nė det, rreziqe midis vėllezėrve tė rremė,

2COR 11:27 nė lodhje e nė mundim, nė netėt pa gjumė, nė uri e nė etje, shpesh herė nė agjėrime, nė tė ftohtė dhe nė tė zhveshur.

2COR 11:28 Pėrveē kėtyre gjėrave tė jashtme, ajo qė mė mundon ēdo ditė ėshtė kujdesja pėr tė gjitha kishat.

2COR 11:29 Kush ėshtė i dobėt, qė tė mos jem edhe unė? Kush ėshtė skandalizuar dhe unė tė mos pėrvėlohem?

2COR 11:30 Nė qoftė se duhet tė mburrem, unė do tė mburrem me ato qė kanė tė bėjnė me dobėsinė time.

2COR 11:31 Perėndia dhe Ati i Zotit tonė Jezu Krisht, qė ėshtė i bekuar pėrjetė, e di se unė nuk gėnjej.

2COR 11:32 Nė Damask, qeveritari i mbretit Areta e ruante qytetin e Damaskasve pėr tė mė zėnė,

2COR 11:33 por nga njė dritare mė ulėn pėrgjatė murit me njė shportė, dhe shpėtova nga duart e tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase