Main Index: Albanian Bible

 

Romans 8

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16]

ROM 8:1 Tani, pra, nuk ka asnjė dėnim pėr ata qė janė nė Krishtin Jezu, qė nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymės,

ROM 8:2 sepse ligji i Frymės i jetės nė Jezu Krishtin mė ēliroi nga ligji i mėkatit dhe i vdekjes.

ROM 8:3 Sepse atė qė ishte e pamundur pėr ligjin, sepse ishte pa forcė pėr shkak tė mishit, Perėndia, duke dėrguar birin e vet nė shėmbėllim mishi mėkatar, edhe pėr mėkat, e dėnoi mėkatin nė mish,

ROM 8:4 qė tė pėrmbushet drejtėsia e ligjit nė ne, qė nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymės.

ROM 8:5 Sepse ata qė rrojnė sipas mishit e ēojnė mendjen nė gjėrat e mishit, por ata qė rrojnė sipas Frymės nė gjėrat e Frymės.

ROM 8:6 Nė fakt mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontro-lluar nga Fryma prodhon jetė dhe paqe.

ROM 8:7 Nė fakt mendja e kontrolluar nga mishi ėshtė armiqėsi kundėr Perėndisė, sepse nuk i nėnshtrohet ligjit tė Perėndisė dhe as nuk mundet.

ROM 8:8 Prandaj ata qė janė nė mish nuk mund t`i pėlqejnė Perėndisė.

ROM 8:9 Nėse Fryma e Perėndisė banon nė ju, ju nuk jeni mė nė mish, por nė Frymė. Por nė qoftė se ndokush nuk ka Frymėn e Krishtit, ai nuk i pėrket atij.

ROM 8:10 Nėse Krishti ėshtė nė ju, trupi pa tjetėr ėshtė i vdekur pėr shkak tė mėkatit, por Fryma ėshtė jetė pėr shkak tė drejtėsisė.

ROM 8:11 Dhe nė qoftė se Fryma i atij qė ringjalli Krishtin prej sė vdekurish banon nė ju, ai qė e ringjalli Krishtin prej sė vdekurish do t`u japė jetė edhe trupave tuaj vdekatarė me anė tė Frymės sė tij qė banon nė ju.

ROM 8:12 Prandaj, vėllezėr, ne jemi debitorė jo tė mishit, qė tė rrojmė sipas mishit,

ROM 8:13 sepse, po tė rroni sipas mishit, ju do tė vdisni; por, nėse me anė tė Frymės i bėni tė vdesin veprat e trupit, ju do tė rroni.

ROM 8:14 Sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė janė bij tė Perėndisė.

ROM 8:15 Sepse ju nuk keni marrė njė frymė robėrie, qė tė keni pėrsėri frikė, po keni marrė frymėn e birėrisė, me anė tė sė cilės ne thėrrasim: ``Aba, o Atė!``.

ROM 8:16 Vetė Fryma i dėshmon frymės sonė se ne jemi bij tė Perėndisė.

ROM 8:17 Dhe nėse jemi bij, jemi dhe trashėgimtarė, trashėgimtarė tė Perėndisė dhe bashkėtrashėgimtarė tė Krishtit, nėse vuajmė mė tė dhe lavdohemi me tė.

ROM 8:18 Unė mendoj nė fakt, se vuajtjet e kohės sė tanishme nuk vlejnė aspak tė krahasohen me lavdinė qė do tė shfaqet nė ne.

ROM 8:19 Sepse dėshira e flaktė e krijesės pret me padurim shfaqjen e bijve tė Perėndisė,

ROM 8:20 sepse krijesa iu nėnshtrua kotėsisė, jo me vullnetin e vet, po pėr shkak tė atij qė e nėnshtroi,

ROM 8:21 me shpresė qė vetė krijesa tė ēlirohet nga skllavėria e prishjes pėr tė hyrė nė lirinė e lavdisė sė bijve tė Perėndisė.

ROM 8:22 Sepse e dimė se deri tani mbarė bota e krijuar rėnkon dhe ėshtė nė mundim.

ROM 8:23 Dhe jo vetėm kaq, por edhe ne vetė qė kemi frytet e para tė Frymės, vajtojmė nė veten tonė, duke pritur flakėt birėrimin, shpengimin e trupit tonė.

ROM 8:24 Sepse me shpresė ne shpėtuam; por shpresa qė duket nuk ėshtė shpresė, sepse atė qė dikush e sheh si mundet edhe ta shpresojė?

ROM 8:25 Por nė qoftė se ne shpresojmė atė qė s`e shohim, atė gjė e presim me durim.

ROM 8:26 Kėshtu, pra, edhe Fryma na ndihmon nė dobėsitė tona, sepse ne nuk dimė ēfarė tė kėrkojmė nė lutjet tona, sikurse duhet; por vetė Fryma ndėrhyn pėr ne me psherėtima tė patregueshme.

ROM 8:27 Dhe ai qė heton zemrat e di cila ėshtė mendja e Frymės, sepse ai ndėrhyn pėr shenjtorėt, sipas Perėndisė.

ROM 8:28 Dhe ne e dimė se tė gjitha gjėra bashkėveprojnė pėr tė mirė pėr ata qė e duan Perėndinė, pėr ata qė janė tė thirrur sipas qėllimit tė tij.

ROM 8:29 Sepse ata qė ai i ka njohur qė mė parė, edhe i ka paracaktuar qė tė jenė tė ngjashėm me shėmbėlltyrėn e Birit tė tij, kėshtu qė ai tė jetė i parėlinduri nė mes tė shumė vėllezėrve.

ROM 8:30 Dhe ata qė ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata qė i thirri edhe i shfajėsoi; dhe ata qė i shfajėsoi, ata edhe i pėrlėvdoi.

ROM 8:31 Ēfarė tė themi, pra, pėr kėto gjėra? Nė qoftė se Perėndia ėshtė me ne, kush mund tė jetė kundėr nesh?

ROM 8:32 Sepse ai qė nuk e kurseu Birin e vet, por e dha pėr tė gjithė ne, qysh nuk do tė na dhurojė tė gjitha gjėra bashkė me tė?

ROM 8:33 Kush do t`i padisė tė zgjedhurit e Perėndisė? Perėndia ėshtė ai qė i shfajėson.

ROM 8:34 Kush ėshtė ai qė do t`i dėnojė? Krishti ėshtė ai qė vdiq, po pėr mė tepėr ai u ringjall; ai ėshtė nė tė djathtė tė Perėndisė dhe ai ndėrmjetėson pėr ne.

ROM 8:35 Kush do tė na ndajė nga dashuria e Krishtit? Pikėllimi, a ngushtica, a pėrndjekja, a uria, a tė zhveshurit, a rreziku, a shpata?

ROM 8:36 Siē ėshtė shkruar: ``Pėr ty po vritemi gjithė ditėn; u numėruam si dele pėr therje``.

ROM 8:37 Por nė tė gjitha kėto gjėra ne jemi mė shumė se fitimtarė pėr hir tė atij qė na deshi.

ROM 8:38 Sepse unė jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjėjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjėrat e tashme as gjėrat e ardhshme,

ROM 8:39 as lartėsitė, as thellėsitė, as ndonjė tjetėr krijesė, nuk do tė mund tė na ndajė nga dashuria e Perėndisė qė ėshtė nė Jezu Krishtin, Zotin tonė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase