Main Index: Albanian Bible

 

Nahum 3

[1] [2] [3]

NAHUM 3:1 Mjerė qyteti gjakatar, qė ėshtė plot me hile dhe me dhunė dhe qė nuk po heq dorė nga grabitjet!

NAHUM 3:2 Kėrcet kamxhiku, zhurmė shurdhuese rrotash, kuajsh qė vrapojnė dhe qerresh qė hovin,

NAHUM 3:3 kalorės nė sulm shpata flakėruese, ushta qė shndritin, njė shumicė e madhe tė vrarėsh, tė vdekur tė shumtė, kufoma pa fund; pengohesh te kufomat.

NAHUM 3:4 Tė gjitha kėto pėr shkak tė kurvėrimeve tė shumta tė prostitutes joshėse, mjeshtre nė artet magjike qė i shiste kombet me kurvėrimet e saj dhe popujt me artet e saj magjike.

NAHUM 3:5 "Ja, unė jam kundėr teje", thotė Zoti i ushtrive, "unė do tė ngre cepat e rrobės sate deri nė fytyrė dhe do t`u tregoj kombeve lakuriqėsinė tėnde dhe mbretėrive turpin tėnd.

NAHUM 3:6 Do tė tė hedh pėrsipėr ndyrėsi, do tė tė bėj tė neveritshme dhe do tė tė nxjerr te shtylla e turpit.

NAHUM 3:7 Do tė ndodhė qė tė gjithė ata qė do tė tė shikojnė do tė largohen prej teje dhe do tė thonė: "Ninive ėshtė shkretuar! Kujt do t`i vijė keq pėr tė?". Ku t`i kėrkoj ngushėllonjėsit e saj?".

NAHUM 3:8 A je mė e bukur se No-Amoni, qė ndodhet midis kanaleve tė Nilit, i rrethuar nga ujėrat dhe qė e kishte detin si ledh dhe detin si mur?

NAHUM 3:9 Etiopia dhe Egjipti ishin forca e tij dhe nuk kishin kufi; Puti dhe Libianėt ishin aleatėt e tij.

NAHUM 3:10 Megjithatė edhe ai u internua, shkoi nė robėri; edhe fėmijėt e tij u bėnė copė-copė nė hyrje tė ēdo rruge; kanė hedhur shortin mbi fisnikėt e tij dhe tėrė tė mėdhenjtė e tij u lidhėn me zinxhirė.

NAHUM 3:11 Ti gjithashtu do tė jesh e dehur dhe do tė fshihesh; ti gjithashtu do tė kėrkosh njė vend tė fortifikuar pėrpara armikut.

NAHUM 3:12 Tėrė fortesat e tua do tė jenė si druri i fikut me fiq tė parė; po t`i shkundėsh, bien nė gojė tė atij qė i ha.

NAHUM 3:13 Ja, trupat e tua nė mes teje janė si gra; portat e vendit tėnd janė tė hapura pėrpara armiqve tė tu; zjarri ka gllabėruar hekurat e portave tė tua.

NAHUM 3:14 Mblidh pėr vete ujin e nevojshėm pėr rrethimin, pėrforco fortifikimet e tua, ngjeshe argjilėn, punoje llaēin, ndreqe furrėn pėr tulla.

NAHUM 3:15 Atje zjarri do tė tė gllabėrojė, shpata do tė tė shkatėrrojė, do tė tė hajė si njė larvė karkaleci; shumohu si larvat e karkalecave, shumohu si karkalecat.

NAHUM 3:16 I ke shumuar tregjet e tua mė tepėr se yjet e qiellit; larvat e karkalecave zhveshin ēdo gjė dhe pastaj fluturojnė tutje.

NAHUM 3:17 Princat e tu janė si karkalecat, oficerėt e tu si mizėri karkalecash qė ndalen midis gjerdheve nė ditėt e ftohta; po, kur del dielli, fluturojnė tutje, por nuk dihet se ku kanė shkuar.

NAHUM 3:18 O mbret i Asirisė, barinjtė e tu po flenė, fisnikėt e tu pushojnė; populli yt u shpėrnda ndėr male dhe kurrkush nuk po i mbledh.

NAHUM 3:19 Nuk ka ilaē pėr plagėn tėnde, plaga jote ėshtė vdekjeprurėse; tė gjithė ata qė do tė dėgjojnė tė flitet pėr ty, do tė pėrplasin duart pėr fatin tėnd. Sepse mbi kė nuk ėshtė ushtruar vazhdimisht ligėsia jote?

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase