Main Index: Albanian Bible

 

Jonah 2

[1] [2] [3] [4]

JON 2:1 Atėherė Jona iu lut Zotit, Perėndisė tė tij, nga barku i peshkut dhe tha:

JON 2:2 "Nė fatkeqėsinė time i thirra Zotit dhe ai m`u pėrgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dėgjove zėrin tim.

JON 2:3 Mė hodhe nė njė vend tė thellė, nė zemėr tė deteve, rryma mė mori dhe gjithė dallgėt e tua dhe valėt e tua mė kaluan sipėr.

JON 2:4 Atėherė thashė: U dėbova nga prania jote. Megjithatė do tė shikoj akoma nė drejtim tė tempullit tėnd tė shenjtė.

JON 2:5 Ujėrat mė kanė rrethuar deri nė shpirt, humnera mė ka mbėshtjellė, algat u mblodhėn rreth kokės sime.

JON 2:6 Zbrita deri nė themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje pėr gjithnjė, por ti e ngrite jetėn time nga gropa, o Zot, Perėndia im.

JON 2:7 Kur shpirti im po ligėshtohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, nė tempullin tėnd tė shenjtė.

JON 2:8 Ata qė jepen pas kotėsive tė rreme braktisin vetė burimin e hirit tė tyre.

JON 2:9 Por unė me zėra lėvdimi do tė ofroj flijime dhe do tė plotėsoj betimet qė kam bėrė. Shpėtimi i pėrket Zotit".

JON 2:10 Atėherė Zoti i foli peshkut dhe peshku e volli Jonan nė breg.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase