Main Index: Albanian Bible

 

Lamentations 2

[1] [2] [3] [4] [5]

LAM 2:1 Si bėhet qė nė zemėrimin e tij Zoti ka mbuluar me njė re bijėn e Sionit? Ai ka hedhur nga qielli nė tokė lavdinė e Izraelit dhe nuk u kujtua pėr ndenjėsen e kėmbėve tė tij ditėn e zemėrimit tė tij.

LAM 2:2 Zoti i ka shkatėrruar pa mėshirė tė gjitha banesat e Jakobit; nė zemėrimin e tij ka shembur fortesat e bijės sė Judės, i ka hedhur pėr tokė duke pėrdhosur mbretėrinė dhe krerėt e saj.

LAM 2:3 Me njė zemėrim tė zjarrtė ka thyer tėrė fuqinė e Izraelit, ka tėrhequr tė djathtėn e tij pėrpara armikut, ka djegur nė mes tė Jakobit si njė zjarr flakėrues qė gllabėron gjithēka rreth e qark.

LAM 2:4 Ka nderur harkun e tij si njė armik, ka ngritur dorėn e djathtė si njė kundėrshtar, ka shkatėrruar tė gjitha ato qė ishin tė kėndshme pėr sytė nė ēadrėn e bijės sė Sionit, e ka derdhur zemėrimin e tij si njė zjarr.

LAM 2:5 Zoti u bė si njė armik; pėrpiu Izraelin, pėrpiu tėrė pallatet e tij, shkatėrroi fortesat e tij, shumėfishoi tė qarat dhe vajtimet tek e bija e Judės.

LAM 2:6 Shkatėrroi tabernakullin e tij si njė kopėsht, prishi vendin ku mblidhet kuvendi; Zoti bėri tė harrohen nė Sion festat solemne dhe tė shtunat dhe gjatė tėrbimit e tė zemėrimit tė tij hodhi poshtė mbretėr dhe priftėrinj.

LAM 2:7 Zoti braktisi altarin e tij, hodhi poshtė shenjtėroren e tij, dorėzoi nė dorė tė armikut muret e fortesave tė tij; ata lartuan britma nė shtėpinė e Zotit si nė njė ditė feste solemne.

LAM 2:8 Zoti vendosi tė shkatėrrojė muret e bijės sė Sionit; vuri litarin, nuk ka hequr dorė nga shkatėrrimi; ka bėrė tė vajtojnė fortesa dhe mure; qė tė dyja lėngojnė.

LAM 2:9 Portat e tij janė fundosur nė dhe; ai ka prishur dhe ka copėtuar shufrat e tyre; mbreti i tij dhe krerėt e tij ndodhen midis kombeve; nuk ka mė ligj, dhe profetėt e tij nuk marrin asnjė vegim nga Zoti.

LAM 2:10 Pleqtė e bijės sė Sionit ulen pėr tokė nė heshtje; kanė hedhur pluhur mbi kokėn e tyre, kanė ngjeshur trupin me thes; virgjėreshat e Jeruzalemit ulin deri nė tokė kokėn e tyre.

LAM 2:11 Sytė e mi konsumohen nga tė qarat, zorrėt e mia drithėrohen, mėlēia ime pėrhapet pėr tokė pėr shkak tė shkatėrrimit tė bijės sė popullit tim, pėr ligėshtimin e fėmijėve dhe tė foshnjave nė gji nė sheshet e qytetit.

LAM 2:12 Ata u kėrkonin nėnave tė tyre: "Ku ėshtė gruri dhe vera?", ndėrsa po ligėshtoheshin si tė plagosur pėr vdekje nė sheshet e qytetit dhe jepnin shpirt nė prehrin e nėnave tė tyre.

LAM 2:13 Si mund tė tė jap zemėr? Nė ēfarė do tė tė ngjas, o bijė e Jeruzalemit? Ēfarė gjė do tė krahasoj me ty qė tė tė ngushėlloj, o bijė e virgjėr e Jeruzalemit? Sepse shkatėrrimi yt ėshtė i madh si deti; kush mund tė tė shėrojė?

LAM 2:14 Profetėt e tu kanė pasur pėr ty vegime tė rreme dhe tė paarsyeshme; nuk kanė zbuluar lakuriq paudhėsinė tėnde qė tė largojnė robėrinė prej teje; ata kanė shqiptuar pėr ty profeci tė rreme dhe mashtruese.

LAM 2:15 Tėrė kalimtarėt i rrahin duart kundėr teje; fėrshėllejnė dhe tundin kokėn kundėr bijės sė Jeruzalemit: "Ky qėnka qyteti qė e quanin "bukuri e pėrsosur", "gėzimi i tėrė tokės"?".

LAM 2:16 Tėrė armiqtė e tu hapin gojėn kundėr teje; fėrshėllejnė dhe kėrcėllijnė dhėmbėt, dhe thonė: "E kemi gėlltitur! Po, kjo ėshtė dita qė prisnim; arritėm ta shohim".

LAM 2:17 Zoti ka realizuar atė qė kishte menduar; ka mbajtur fjalėn qė kishte dekretuar nė ditėt e lashta. Ka shkatėrruar pa asnjė mėshirė, ka vepruar nė mėnyrė qė armiku tė gėzohet me ty, ka lavdėruar fuqinė e kundėrshtarėve tė tu.

LAM 2:18 Zemra e tyre i bėrtet Zotit: "O mure tė bijės sė Sionit, bėni qė tė derdhen lotėt si njė pėrrua ditėn e natėn. Mos i jepni qetėsi vetes, mos paēin ēlodhje bebet e syve tuaj.

LAM 2:19 Ēohuni, bėrtisni natėn, nė fillim tė ēdo vigjiljeje. Derdhni si ujė zemrėn tuaj pėrpara fytyrės sė Zotit. Ngrini duart nė drejtim tė tij pėr jetėn e fėmijėve tuaj, qė mpaken nga uria nė hyrje tė tė gjitha rrugėve".

LAM 2:20 "Shiko, o Zot, dhe shqyrto. Cilin ke trajtuar nė kėtė mėnyrė? A duhet tė hanin gratė frytin e barkut tė tyre, fėmijėt qė pėrkėdhelnin? A duhet tė vriteshin prifti dhe profeti nė shenjtėroren e tij?

LAM 2:21 Tė vegjėlit dhe pleqtė dergjen pėr tokė nėpėr rrugė; virgjėreshat e mia dhe tė rinjtė e mi kanė rėnė nga shpata; ti i ke vrarė ditėn e zėmėrimit tėnd, i ke masakruar pa mėshirė.

LAM 2:22 Ti ke mbledhur si pėr njė ditė feste tmerret qė mė rrethojnė nga ēdo anė. Nė ditėn e zemėrimit tė Zotit nuk pati as ikanak as tė mbetur. Ata qė kisha ushqyer me gji dhe qė kisha rritur, i shfarosi armiku im".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase