Main Index: Albanian Bible

 

Ecclesiastes 1

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12]

ECCLES 1:1 Fjalėt e Predikuesit, e birit tė Davidit, mbretit tė Jeruzalemit.

ECCLES 1:2 "Kotėsi e kotėsive", thotė Predikuesi;

ECCLES 1:3 "Kotėsi e kotėsive; gjithēka ėshtė kotėsi". Ēfarė pėrfitimi ka njeriu nga gjithė mundi i tij, kur mundohet nėn rrezet e diellit?

ECCLES 1:4 Njė brez shkon, njė brez vjen, por toka mbetet pėrjetė.

ECCLES 1:5 Edhe dielli lind e pastaj perėndon, dhe shpejtohet nė drejtim tė vendit nga del pėrsėri.

ECCLES 1:6 Era fryn nė drejtim tė jugut, pastaj kthehet nga veriu; kthehet dhe rikthehet vazhdimisht dhe bėn po ato rrotullime.

ECCLES 1:7 Gjithė lumenjtė derdhen nė det, por deti nuk mbushet kurrė; nga vendi prej tė cilit lumenjtė vijnė, aty kthehen, pėrsėri.

ECCLES 1:8 Tėrė gjėrat kėrkojnė mund, mė tepėr nga sa mund tė thotė njeriu; syri nuk ngopet kurrė duke parė, po kėshtu veshi nuk ngopet kurrė duke dėgjuar.

ECCLES 1:9 Ajo qė ka qenė ėshtė ajo qė do tė jetė; ajo qė ėshtė bėrė ėshtė ajo qė do tė bėhet; nuk ka asgjė tė re nėn diell.

ECCLES 1:10 A ka diēka pėr tė cilėn mund tė thuhet: "Shiko, kjo ėshtė e re!". Kjo gjė ekzistonte qė nė shekujt qė na kanė pararendur.

ECCLES 1:11 Nuk mbetet asnjė kujtim nga gjėrat e kaluara, dhe kėshtu nuk do tė mbetet asnjė kujtim nga gjėrat qė do tė ndodhin midis atyre qė do tė vijnė mė pas.

ECCLES 1:12 Unė, Predikuesi, kam qenė mbret i Izraelit nė Jeruzalem,

ECCLES 1:13 dhe kam kėrkuar me zemėr tė zbuloj dhe tė hetoj me dituri ēdo gjė qė ndodh nėn qiell; kjo ėshtė njė punė e rėndė qė Perėndia u ka dhėnė bijve tė njerėzve qė ata tė lodhen.

ECCLES 1:14 Unė i kam parė tėrė gjėrat qė bėhen nėn diell; dhe ja, tė gjitha janė gjėra tė kota dhe njė kėrkim pėr tė kapur erėn.

ECCLES 1:15 Ajo qė ėshtė e shtrėmbėr nuk mund tė drejtohet dhe ajo qė mungon nuk mund tė numėrohet.

ECCLES 1:16 Unė kam folur me zemrėn time, duke thėnė: "Ja, kam fituar madhėshti dhe dituri mė tė madhe se tė gjithė ata qė kanė mbretėruar para meje nė Jeruzalem dhe zemra ime ka parė shumė dituri dhe njohuri".

ECCLES 1:17 Dhe ia kushtova zemrėn time pėr tė njojtur diturinė si dhe njohjes sė marrėzisė dhe budallallėkut; dhe kuptova qė edhe kjo ėshtė njė kėrkim pėr tė kapur erėn.

ECCLES 1:18 Sepse aty ku ka shumė dituri ka edhe shumė shqetėsim dhe kush shton diturinė shton dhembjen.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase