Main Index: Albanian Bible

 

Esther 6

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10]

ESTHER 6:1 Atė natė mbretin nuk e zinte gjumi. Atėherė urdhėroi qė t`i sillnin librin e ngjarjeve pėr t`u mbajtur mend, Kronikat; dhe u lexua para mbretit.

ESTHER 6:2 U gjet e shkruar qė Mardokeu kishte denoncuar Bigthanan dhe Tereshin, dy eunukėt e mbretit midis derėtarėve, qė kishin kėrkuar tė shtrinin dorėn kundėr mbretit Asuero.

ESTHER 6:3 Atėherė mbreti pyeti: "Ēfarė nderimi dhe shpėrblimi iu dha Mardokeu pėr kėtė?". Shėrbėtorėt e mbretit qė i shėrbenin u pėrgjigjėn: "Nuk u bė asgjė pėr tė".

ESTHER 6:4 Atėherė mbreti tha: "Kush ėshtė nė oborr?". (Hamani sapo kishte hyrė nė oborrin e jashtėm tė pallatit tė mbretit, pėr t`i kėrkuar mbretit qė ta varte Mardokeun nė trekėmbėshin qė kishte pėrgatitur pėr tė).

ESTHER 6:5 Shėrbėtorėt e mbretit iu pėrgjigjėn: "Ja, Hamani ėshtė nė oborr". Mbreti tha: "Lėreni tė hyjė".

ESTHER 6:6 Atėherė Hamani hyri dhe mbreti i tha: "Ēfarė duhet t`i bėhet njė njeriu qė mbreti dėshiron ta nderojė?". Hamani mendoi nė zemėr tė vet: "Cilin do tė donte tė nderonte mbretin mė shumė se mua?".

ESTHER 6:7 Hamani iu pėrgjigj mbretit: "Pėr njeriun qė mbreti dėshiron tė nderojė,

ESTHER 6:8 tė merret rroba mbretėrore qė ka veshur mbreti dhe kali mbi tė cilin ka hipur dhe tė vihet mbi kokėn e tij njė kurorė mbretėrore.

ESTHER 6:9 T`i dorėzohet rrobja dhe kali njerit prej princave mė fisnikė tė mbretit dhe t`i vishen rrobat njeriut qė mbreti dėshiron tė nderojė; pastaj tė ēohet me kalė nėpėr rrugėt e qytetit dhe tė shpallet para tij: "Kėshtu veprohet me njeriun qė mbreti dėshėron tė nderojė!"".

ESTHER 6:10 Atėherė mbreti i tha Hamanit: "Shpejto, merr rroben dhe kalin, siē e the, dhe vepro kėshtu me Judeun Mardoke, qė rri ulur pranė portės sė mbretit, mos lėr pa kryer asgjė nga ato qė ke thėnė".

ESTHER 6:11 Hamani mori, pra, rroben dhe kalin, ia veshi Mardokeut rroben dhe e ēoi me kalė nėpėr rrugėt e qytetit, duke shpallur para tij: "Kėshtu veprohet me njeriun qė mbreti dėshėron tė nderojė!".

ESTHER 6:12 Pastaj Mardokeu u kthye te porta e mbretit, por Hamani nxitoi tė kthehet nė shtėpinė e vet, i pikėlluar dhe kokėmbuluar.

ESTHER 6:13 Hamani i tregoi bashkėshortes sė tij Zeresh dhe gjithė miqve tė tij tė gjitha sa i kishin ngjarė. Atėherė njerėzit e urtė dhe gruaja e tij Zeresh i thanė: "Nė qoftė se Mardokeu para tė cilit ke filluar tė biesh ėshtė nga fisi i Judejve, ti nuk do tė arrish tė fitosh kundėr tij, por do tė rrėzohesh plotėsisht para tij".

ESTHER 6:14 Ata po flisnin akoma me tė, kur arritėn eunukėt e mbretit, tė cilėt nxituan ta ēonin Hamanin nė banketin qė Ester i kishte pėrgatitur.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase