Main Index: Albanian Bible

 

Ezra 10

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10]

EZRA 10:1 Ndėrsa Ezdra lutej dhe bėnte kėtė rrėfim, duke qarė dhe duke rėnė pėrmbys pėrpara shtėpisė sė Perėndisė, rreth tij u mblodh njė mori e madhe nga Izraeli: burra, gra, dhe fėmijė; dhe populli qante me tė madhe.

EZRA 10:2 Atėherė Shekaniahu, bir i Jehielit, njė nga bijtė e Elamit, filloi t`i thotė Ezdras: "Ne kemi mėkatuar kundėr Perėndisė tonė, duke u martuar me gra tė huaja qė i kemi marrė nga popujt e kėtij vendi; megjithėkėtė mbetet ende njė shpresė pėr Izraelin.

EZRA 10:3 Prandaj tė bėjmė njė besėlidhje me Perėndinė tonė, t`i kthejmė tėrė kėto gra dhe bijtė qė kanė lindur prej tyre, sipas kėshillės sė Perėndisė dhe tė atyre qė dridhen pėrpara urdhėrit tė Perėndisė tonė. Dhe tė veprohet sipas ligjit.

EZRA 10:4 Ēohu sepse kjo tė pėrket ty; ne do tė jemi me ty. Merr guxim dhe vepro!".

EZRA 10:5 Atėherė Ezdra u ngrit dhe i vuri tė betohen krerėt e priftėrinjve, Levitėt dhe tėrė Izraelin se do tė vepronin ashtu siē ishte thėnė. Dhe ata u betuan.

EZRA 10:6 Pastaj Ezdra u ngrit pėrpara shtėpisė sė Perėndisė dhe shkoi nė dhomėn e Jehohananit, birit tė Eliashibit. Sa qėndroi aty, ai nuk hėngri bukė as piu ujė, sepse mbante zi pėr mėkatin e atyre qė ishin kthyer nga robėria.

EZRA 10:7 Edhe u bė njė shpallje nė Judė dhe nė Jeruzalem pėr tė gjithė tė kthyerit nga robėria, me qėllim qė tė mblidheshin nė Jeruzalem;

EZRA 10:8 nė rast se dikush nuk do tė vinte brenda tri ditėve sipas kėshillės sė krerėve dhe tė pleqve, tėrė pasuritė e tij do tė konfiskoheshin dhe ai vetė do tė pėrjashtohej nga asambleja e tė kthyerve nga robėria.

EZRA 10:9 Kėshtu gjithė burrat e Judės dhe tė Beniaminit u mblodhėn nė Jeruzalem brenda tri ditėve. Ishte dita e njėzet e muajit tė nėntė. Tėrė populli zuri vend nė sheshin e shtėpisė sė Perėndisė, duke u dridhur nga shkaku i kėsaj gjėje dhe nga shiu i fortė.

EZRA 10:10 Atėherė prifti Ezdra u ngrit dhe u tha atyre: "Ju keni mėkatuar duke u martuar me gra tė huaja dhe kėshtu e keni shtuar fajin e Izraelit.

EZRA 10:11 Por tani rrėfehuni te Zoti, Perėndia i etėrve tuaj, dhe bėni vullnetin e tij, duke u ndarė nga popujt e kėtij vendi dhe nga gratė e huaja!".

EZRA 10:12 Atėherė tėrė asambleja u pėrgjigj dhe tha me zė tė lartė: "Po, duhet tė bėjmė ashtu siē thua ti!

EZRA 10:13 Por populli ėshtė i madh nė numėr dhe ėshtė stina e shirave tė mėdha; nuk ėshtė, pra, i mundur qėndrimi jashtė. Nuk ėshtė me siguri puna e njė dite ose dy ditėve, sepse jemi tė shumtė qė kemi mėkatuar nė kėtė ēėshtje.

EZRA 10:14 Tė mbeten kėtu, pra, krerėt tanė nė vend tė tėrė asamblesė dhe tė gjithė ata qė nė qytetet tona janė martuar me gra tė huaja tė vijnė nė kohė tė caktuara bashkė me pleqtė dhe me gjyqtarėt e ēdo qyteti, deri sa tė largohet prej nesh zemėrimi i zjarrtė i Perėndisė tonė pėr shkak tė kėsaj gjėje.

EZRA 10:15 Vetėm Jonathani, bir i Asahelit, dhe Jaziahu, bir i Tikvahut, e kundėrshtuan kėtė propozim, tė pėrkrahur nga Meshulami dhe nga Leviti Shabethai.

EZRA 10:16 Kėshtu tė kthyerit nga robėria vepruan siē ishte thėnė dhe u zgjodhėn prifti Ezdra dhe disa kryefamiljarė sipas shtėpive tė tyre patriarkale, tė tėrė tė caktuar me emėr; ata filluan mbledhjet ditėn e parė tė muajit tė dhjetė pėr tė shqyrtuar rastet e ndryshme.

EZRA 10:17 Ditėn e parė tė muajit tė parė pėrfunduan tėrė rastet e burrave qė ishin martuar me gra tė huaja.

EZRA 10:18 Midis bijve tė priftėrinjve qė ishin martuar me gra tė huaja figuronin: nga bijtė e Jeshuas, biri i Jotsadakut, dhe midis vėllezėrve tė tij: Maasejahu, Eliezeri, Jaribi dhe Gedaliahu.

EZRA 10:19 Ata u zotuan t`i ndanin gratė e tyre; pastaj, pėr shkak tė fajit tė tyre, secili paraqiti njė dash pėr tė shlyer mėkatin e tij.

EZRA 10:20 Nga bijtė e Imerit: Hanani dhe Zebadiahu.

EZRA 10:21 Nga bijtė e Harimit: Maasejahu, Elia, Shemajahu, Jehieli dhe Uziahu.

EZRA 10:22 Nga bijtė e Pashurit: Elioenai, Maasejahu, Ishmaeli, Nethaneeli, Jozabadi dhe Elasahu.

EZRA 10:23 Nga Levitėt: Jozabadi, Shimei, Kelajahu, domethėnė Kelita, Pethajahu, Juda dhe Eliezeri.

EZRA 10:24 Nga kėngėtarėt: Eliashibi. Nga derėtarėt: Shallumi, Telemi dhe Uri.

EZRA 10:25 Midis Izraelitėve: bijtė e Paroshit: Ramiahu, Iziahu, Malkiahu, Mijamini, Eleazari, Malkiahu dhe Benajahu.

EZRA 10:26 Nga bijtė e Elamit: Mataniahu, Zakaria, Jehieli, Abdi, Jeremothi dhe Elia.

EZRA 10:27 Nga bijtė e Zatuit: Elioenai, Eliashibi, Mataniahu, Jeremothi, Zabadi dhe Aziza.

EZRA 10:28 Nga bijtė e Bebait: Jehohanani, Hananiahu, Zabai dhe Athlai.

EZRA 10:29 Nga bijtė e Banit: Meshulami, Maluku, Adajahu, Jashubi, Sheali dhe Ramothi.

EZRA 10:30 Nga bijtė e Pahath-Moabit: Adnai, Kelali, Benajahu, Maasejahu, Mataniahu, Betsaleeli, Binui dhe Manasi.

EZRA 10:31 Nga bijtė e Harimit: Eliezeri, Ishshijahu, Malkiahu, Shemajahu, Simeoni,

EZRA 10:32 Beniamini, Malluku dhe Shemariahu.

EZRA 10:33 Nga bijtė e Hashumit: Matenai, Matatahu, Zabadi, Elifeleti, Jeremai, Manasi dhe Shimei.

EZRA 10:34 Nga bijtė e Banit: Maadai, Amrami, Ueli,

EZRA 10:35 Benajahu, Bedejahu, Keluhi,

EZRA 10:36 Vaniahu, Meremothi, Eliashibi,

EZRA 10:37 Mataniahu, Matenai, Jaasai,

EZRA 10:38 Bani, Binui, Shimei,

EZRA 10:39 Shelemiahu, Nathani, Adajahu,

EZRA 10:40 Maknadbai, Shashai, Sharai,

EZRA 10:41 Azareli, Shelemiahu, Shemariahu,

EZRA 10:42 Shalumi, Amariahu dhe Jozefi.

EZRA 10:43 Nga bijtė e Nebos: Jeijeli, Matithiahu, Zabadi, Zebina, Jadai, Joeli dhe Benajahu.

EZRA 10:44 Tėrė kėta ishin martuar me gra tė huaja; dhe disa nga kėta kishin pasur fėmijė nga kėto gra.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase